Mobi Casa

Qytetarët e Kamenicës kërkojnë vendosjen e shenjave në akset kryesore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në takimin e fundit që ka mbajtur zyra për komunitete janë paraparë për shqyrtim tri pika duke filluar nga kërkesa për vendosjen e shenjave të komunikacionit, si dhe kalimin për këmbësorë, në rrugën Kamenicë – Strezoc etj.

Zyra për komunitete duke folur për vendosjen e shenjave të komunikacionit në aksin rrugor Kamenicë-Strezoc, për shkak të sigurisë së fëmijëve në qendër të qytetit ka vendosur që kjo kërkesë t`i procedohet Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Ambient për vendosjen e shenjave të komunikacionit apo të vendkalimit për këmbësorë.

KKVITI

Kryesuesi i komitetit për Komunitete, Milkoviq Zhivojin njoftoi anëtarët që ai dhe shefi i ZKKK-së kanë dërguar një kërkesë Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthim për rrethojat e varrezave rome në Berivojcë, Kamenicë dhe Muqiverc, dhe që për këtë kërkesë është punuar paramasa dhe parallogaria në vlerë të 4800 eurove.

Tani i mbetet Ministrisë të miratojë këtë kërkesë ka thënë Milkoviq. ZKKK ka shqyrtuar edhe një kërkesë e cila kishte të bëj me rregullimin gjegjësisht asfaltimin e një rrugice në lagjen ku jetojnë këtu në Kamenicë romët./rajonipress/