Fundamenti

Qytetarët e Kamenicës deponojnë para në banka për pjesëmarrje në projekte

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Qytetarët e komunës së Kamenicës gjithnjë e më tepër po shprehin gatishmëri për pjesëmarrje, në asfaltime të rrugëve, ku edhe për vitin e ardhshëm kanë deponuar në banka paratë për participime thonë zyrtarët komunal.

Në Kamenicë ka vazhduar realizimi i projektit të asfaltimit të rrugëve lokale në qytet dhe fshatra me pjesëmarrje të qytetarëve.

RCCOLA

Vlera e këtij projekti sipas kontratës dhe sipas zyrtarëve komunal është rreth 284.791,92, ndërsa realizimi është duke u bërë gjatë terë vitit. Këtyre ditëve janë duke u shtruar disa rrugë në fshatin Karaçevë të Epërme e që do të vazhdoj edhe në lokalitetet tjera.

Qytetarët e komunës së Kamenicës gjithnjë e më tepër po shprehin gatishmëri për pjesëmarrje, në asfaltime të rrugëve, ku edhe për vitin e ardhshëm kanë deponuar në banka paratë për pjesëmarrje./rajonipress/