Mobi Casa

Qytetarët e Gjilanit meritojnë qeverisje ndryshe

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edita Tahiri tha se ADK është një parti politike reformatore dhe ajo që do të ofrojmë qytetarëve janë politika tona reformatore në dobi të punësimit, zgjidhjes së problemeve infrastrukturore dhe shërbimeve sa më cilësore publike në çdo sferë të jetës. ADK gjithashtu ka në dispozicion një kuadër profesional të cilët pa dyshim se janë tepër të përgjegjshëm për sfidat që i ka komuna por edhe janë të vetëdijshëm se sfidat janë aty për tu ballafaquar dhe për t`i zgjidhur problemet e përditshme komunale.

Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga anëtaret e kryesisë qendrore, Arjeta Rexha, Sekretare e përgjithshme dhe anëtarët, Gazmir Raci, Elona Cecelia, Imer Recica dhe Rasim Hoxha, në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale sot ka qëndruar në Gjilan ku ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së ADK-së në ketë komunë.

Edita Tahiri me ketë rast vlerësoi angazhimet e degës në Gjilan për jetësimin e programit politik të ADK-së si dhe ftoi ata për tu përgatitur sa më mirë për zgjedhjet lokale të nëntorit.

Tahiri tha se ADK është një parti politike reformatore dhe ajo që do të ofrojmë qytetarëve janë politika tona reformatore në dobi të punësimit, zgjidhjes së problemeve infrastrukturore dhe shërbimeve sa më cilësore publike në çdo sferë të jetës. ADK gjithashtu ka në dispozicion një kuadër profesional të cilët pa dyshim se janë tepër të përgjegjshëm për sfidat që i ka komuna por edhe janë të vetëdijshëm se sfidat janë aty për tu ballafaquar dhe për t`i zgjidhur problemet e përditshme komunale.

Fundamenti

Tahiri tha se ne si parti politike, si ADK jemi të hapur për t`i ofruar mundësi të gjithë atyre që do të llogarisin se mund të kontribuojnë së bashku për Gjilanin me qëllim që gjithnjë të ofrojmë kualitet në qeverisjen komunale.

Kurse Kryetari i degës, Neshat Rexhepi informoi për përgatitjet që po i bënë kryesia e degës për pjesëmarrjen e ADK-së në këto zgjedhje komunale dhe tha se jemi në vrullin e takimeve dhe komunikimit të përditshëm me qytetarët për të parë se cilat janë brengat e tyre dhe mundësitë për t`i zgjidhur ato. “Qytetarët e Gjilanit meritojnë qeverisje më ndryshe, qeverisje që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qeverisje e cila do të jap llogari për çdo proces që ndodh në komunën e Gjilanit” tha Rexhepi.

Në fund të takimit të gjithë të pranishmit u pajtuan se përgatitjet parazgjedhore do të vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe se për këtë qellim do të ketë edhe shumë takime ndërsa oferta politike do ta karakterizoj ADK-në në këto zgjedhje.

Në mbledhje pjesëmarrës ishin anëtaret e kryesisë së degës në përbërje, Neshat Rexhepi, Kryetar i degës, Ramize Sejdiu, nënkryetare, Bashkim Mehmeti, sekretar dhe Xhafer Tahiri, Murat Hajdari, Diellza Musliu dhe Jeton Mehmeti, anëtarë thuhet në njoftim të ADK-së të nënshkruar nga Ramize Sejdiu./rajonipress/