United Hospital

Qytetarët e Bujanocit presin më shumë bashkëpunim nga qeveria e ardhshme e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qytetarët e Luginës së Preshevës ankohen se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ua vështirësojnë jetesën. Ata kërkojnë bashkëpunim nga qeveria e ardhshme. Ndërsa kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar që Lugina të diskutohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po e vështirësojnë jetesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ata presin nga qeveria e ardhshme që të bashkëpunojnë me përfaqësues së Luginës.

Ekrem Xhemaili mësimdhënës në Bujanoc thekson problemet në fushën e arsimit, në veçanti mospërshtatjen e teksteve dhe plan programit.

“Kemi probleme. Mungojnë tekstet. Plan programi nuk përshtatet me tekstet që janë në Kosovë dhe shpesh herë duhet të japim shënime”, shprehet për RTV Dukagjinin, mësimdhënësi Ekrem Xhemaili.

Gardian Mehmeti pret nga qeveria e ardhshme e Kosovës që të realizojnë planet që i kanë premtuar për Luginën, me theks zhvillimin ekonomik.

UBT

“Të realizohen kërkesat e banorëve të Preshevës dhe Bujanocit. Të na ndihmojnë ekonomikisht dhe në bisedime me Serbinë të zgjidhin problemin e njohjes së diplomave”, shprehet banori i Bujanovcit, Gardian Mehmeti, përcjell Telegrafi.

Pritshmëri nga qeveria e ardhshme e Kosovës ka edhe Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi i cili pret që Kosova ta trajtoj më seriozisht Luginën në dialogun me Serbinë.

Shaipi kërkoi nga Kosova vendosjen e një fondi të përbashkët për Luginën.

“Shpresojmë që qeveria e re ta shqyrtojë sa më herët kërkesën për vendosjen e fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës në mënyrë që në çdo vit të dimë se në cilat mjete mund të llogarisë Lugina e Preshevës duke shpresuar se shembullin e njëjtë do ta ndjekë edhe Republika e Shqipërisë”, deklaroi Shaip Kamberi.

Kamberi ka pohuar se në vazhdimësi është në kontakt me zyrtarë të partive politike në Kosovë pozitë dhe opozitë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.