ARKATANA

Qytetarët dhe komuna diskutojnë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2015-2017

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ka mbajtur sot dëgjimin e parë publik lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2015-2017 dhe atë me qytetarë dhe e përfaqësues të Këshillave të fshatrave. Gjatë këtij takimi u tha se për vitin 2015 Vitia do të këtë shkurtim buxhetor.

Hasan Aliu zv. Kryetar i Komunës së Vitisë i cili edhe njëherit kryesoj mbledhjen e sotme tha se sot po debatohet për buxhetin e komunës dhe kahjet e saj të orientimit për vitin 2015. Me këtë rast ai i ftojë të pranishmit që të jenë pjesë e hartimit të përbashkët të këtij buxheti.

Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor i Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit tha se buxheti i përgjithshëm për vitin në vijim është 9.671.912€ duke potencuar se ky buxhet është i pamjaftueshëm për funksionimin normal të Komunës. “Kemi ardhur në përfundim se ky buxhet për vitin 2015 nuk është i mjaftueshëm për funksionimin e plotë të Komunës së Vitisë. Ky shkurtim buxhetor është në vlerë prej 401.000€ dhe ne kemi bërë përpjekje që të sqarojmë këtë diferencë të buxhetit që nuk është buxhet i progresit dhe që nuk na mundëson idetë tona për zhvillimin e komunës së Vitisë në përmasa më të mëdha” u shpreh Rama.

Ai tha se pas sqarimeve të kërkuara është thënë nga ministria përkatëse se ky shkurtim do të kompensohet nga një fond rezervë.“Sipas analizave tona për të funksionuar buxheti në suazat normale buxheti normal është dashur të jetë në vlerë prej 10 milion euro“ theksoi Rama.

Mobi Casa

Drejtori Rama tha se për kundër të këtyre shkurtesave Komuna e Vitisë do të bënë përpjekje që të plotësohen shkurtimet buxhetore duke potencuar se Komuna do të angazhohet për një funksionim normal të saj.

Megjithatë ai kërkoj nga qytetarët e komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të këshillave të fshatrave që të angazhohen në kryerjen e obligimeve ndaj komunës konkretisht të tatimit në pronë duke potencuar se shkalla e inkasimit të saj do të jenë parësore për përcaktimin e investimeve kapitale në lokalitetet e kësaj komune.

Ndërkaq në këtë takim sqarime ka dhënë edhe Zyrtari Kryesor Financiar Berat Zuka. Gjatë këtij takimi është hapur edhe një debat ku qytetarët kanë shprehur nevojat e investimeve në lokalitetet e tyre. Ndërkaq pyetjeve të tyre i u janë përgjigjur panelistat Hasan Aliu, Ibrahim Rama dhe Berat Zuka./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.