FIDANISHTJA

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë kanë 3.5 miliardë euro kredi e 4.5 miliardë euro depozita

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se përkundër pandemisë sektori financiar në Kosovë ka qenë i qëndrueshëm.“Përkundër rreziqeve bankat kanë vazhduar kreditimin edhe gjatë pandemisë. Pra gjatë periudhës së pandemisë janë lëshuar 976 milionë euro kredi të reja.

Kjo ka bërë që kreditë aktive në banka të jenë rreth 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12%”, tha Mehmeti në RTV Dukagjini.

Mehmeti thotë se bankat mbeten shumë të besueshme te qytetarët dhe depozitat mbeten në nivele të larta.“Si rezultat i këtij besimi që kanë qytetarët në banka, depozitat në banka janë 4.5 miliardë euro, apo me një rritje vjetore 14.7%”.

FIDANISHTJA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se bankat kanë kapital të mjaftueshëm për të ndihmuar ekonominë të funksionojë.

Ai thotë se ka një rënie të interesit për kredi dhënie nga ana e bankave komerciale.“Norma mesatare e interesit është 6%. Kjo është një rënie e theksuar ndër vite. Kreditë janë kryesisht për biznese, derisa depozitat më së shumti iu përkasin qytetarëve të thjeshtë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.