Fundamenti

Qytetarët apelojnë, mbushni gropat oj komunë?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Janë disa gropa që ndodhen në qendër të qytetit dhe ky shëmtim po irriton qytetarët. Mbushni gropat oj komunë, ishalla një kolicë asfalt e keni dikund kanë shkruar qytetarët.

Janë disa gropa nëpër qytet që janë edhe të rrezikshme për veturat po edhe për kalimtarët.

RCCOLA

Rifati një qytetar gjilanas i vjetër ka shkruar në rrjetet sociale: “Gropa midis qytetit lus strukturat komunale që t`i mbushin këto tri gropa në qendër të qytetit afër Kristalit, besoj që kanë buxhet për një kolicë asfalt” ka shkruar ai./rajonipress/