Eko Higjiena

Quni: S’kemi vija të kuqe për koalicion me VV-në

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i LDK-së, Anton Quni thotë se se çdo parti që është kandidat potencial për koalicion duhet të jetë e gatshme për zbatimin e pikave të programit qeverisës së LDK-së.

Ai bën të ditur se LDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

RCCOLA

“Ne çdo ditë po marrim mësim, çdo ditë po marrim përvoja të reja…është me rëndësi që LDK-ja është duke përgatit dhe është në finalizim të një program qeverisës…çdo parti politike si kandidat potencial i mundshëm në koalicon, të cilët janë të gatshëm në zbatimin e këtyre pikave dhe projekteve të programit, të cilët e krijojnë besueshmërinë që munden me bashkudhëtu me ne për t’i realizu këto projekte, nga ofrojnë siguri që koalicioni do të jetë i qëndrueshëm, natyrisht që kjo do të procedohet në të gjitha forumet dhe strukturat e LDK-së…jo nuk kemi (vija të kuqe me LVV)”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1