Fundamenti

Quni: S’ka proces që mund ta njollosë luftën e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-komandanti i Forcave Speciale të UÇK-së Anton Quni, i cili aktualisht është deputet i LDK-së, ka vlerësuar se fillimi i procesit të punës së Gjykatës Speciale ka qenë i pritshëm. Ndaj sipas tij, Kosova duhet të tregojë pjekuri politike dhe gatishmëri për t’ia dëshmuar botës se respekton institucionet ligjore, duke u përgjigjur me dinjitet në thirrjet e tyre, shkruan Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht fillimit të punës së Speciales, sipas Qunit gjaku i dëshmorëve do ta mbajë luftën e UÇK-së të shenjtë dhe të panjollosur.

ARKATANA

“Nuk ka proces, individ ose strukturë që mund ta njollosë shenjtërinë e atyre jetëve që u falën në lulen e rinisë për lirinë e popullit të Kosovës. Kjo Gjykatë mund ta bëjë të kundërtën, mendoj se do t’i shuajë përfundimisht zërat dhe tentativat e kujtdo që ta bëjë një gjë të tillë. Lufta jonë ishte çlirimtare e jo okupuese, ishte mbrojtje e pragut të shtëpisë, siç thoshte presidenti Ibrahim Rugova”, ka nënvizuar ai.

Duke u nisur nga e kaluara, kur ish-udhëheqës të UÇK-së ishin përballur me Tribunalin e Hagës duke u treguar të dinjitetshëm, një përballje e tillë me dinjitet sipas tij do të ndodhë edhe në rastin e Speciales./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.