ARKATANA

Quni: LDK-ja do të jetë parti konstruktive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, ka reaguar pas rezultatit të mbrëmshëm të zgjedhjeve, që nxorri Lëvizjen Vetëvendosje të parën e LDK-në më së keqti në historinë e saj.

Quni me anë të një postimi në Facebook, e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fiotoren, teksa është shprehur i bindur se “LDK, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të instirucioneve”.

Ai ka falënderuar edhe qytetarët që kanë marrë pjesë në votime.

Reagimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,Në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Republikës së Kosovës arritën të reflektojnë përgjegjësinë më të lartë qytetare, duke marrë pjesë masovikisht në një proces demokratik zgjedhor. Njëkohësisht, përgëzime për institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, të cilat treguan standardet e një kulture të lartë institucionale.Gjej rastin të uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për rezultatin e arritur në zgjedhje.

KKVITI

Njekohësisht, shprehë bindjen e plotë se LDK, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të instirucioneve.

Të dashur qytetarë,

Ju faleminderit pa fund për gjithë përkrahjen Tuaj, e posaçërisht për shkallën e maturisë dhe pjekurisë; duke radhitur Kosovën përkrah shteteve me demokracitë më të zhvilluara për standardet e larta të këtij procesi zgjedhor.

Do të vazhdoj të punoj me dedikimin më të lartë edhe gjatë periudhës tranzicionale të Ministrit në detyrë; ndërsa, Ju siguroj se do mbetem përgjithmonë i përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, pavarësisht se cili rol më caktohet, në kuadër të LDK-së, për shkak të rrethanave, proceseve politike apo zhvillimeve historike

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.