Qumeshti, ushqim ideal per humbjen në peshë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht.

Nëse dëshironi të humbisni peshë në një kohë të shkurtër, mund të aplikoni dietën me qumësht. Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë,sipas studimit bazuar në fakte dhe sondazhe të shkencëtarëve amerikanë.

Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një liter qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos.

Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve.

Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore.

Fundamenti

Dieta me qumësht – menyja

Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.

Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.

Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.

Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe një gotë kos.

Pas Darkës: 1 dardhë, kos.