RCCOLA

Qumështi, kosi dhe frutat luftojnë kancerin e mëlçisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Studiuesit italianë kanë demonstruar se një ushqim i mirë është një mburojë e mirë edhe kundër kancerit të mëlçisë.

Kjo arrihet duke përzgjedhur ushqimin dhe duke privilegjuar konsumimin e qumështit dhe frutave dhe me këtë reduktohet rreziku i kësaj patologjie në masën 78 për qind.

Këtë e demonstron një studim i kryer nga Renato Salamini i Institutit Nacional të Avianos, trabsmeton “Zeri.info”.

Studiuesit kanë parë që një konsum i lartë i qumështit, kosit, por edhe i frutave dhe i mishit të bardhë redukton dukshëm këtë rrezik.

Kanceri i mëlçisë është rezultat i abuzimit të vazhdueshëm të alkoolit, infeksionit të shpeshtë të saj si hepatiti dhe shumë shpesh i vetmi shans i kurimit është transplantimi i këtij organit.

Në këtë kuadër arma më e mirë si gjithmonë është parandalimi, duke filluar qëkur ulemi në tavolinën e ngrënies.

Uji Dea

Në këtë studim kanë marrë pjesë 185 pacientë me tumor në mëlçi dhe 412 persona të shëndetshëm, përcjell “Zeri.info”.

Ekspertet i kanë kërkuar pjesëmarrësve të shkruanin me kujdes në një ditar zakonet e tyre ushqimore dhe më pas i kanë ballafaquar këto të dhëna, duke vënë re diferenca të konsiderueshme tek pacientet me atë mënyrë ushqimi që kishin adaptuar personat e shëndetshëm.

U vu re që një konsum i lartë i mishit të bardhë redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 56 për qind, ndërsa një konsum i lartë i frutave redukton këtë rrezik me 52 për qind, por reduktimi më i madh u pa nga konsumimi i qumështit apo kosit me rreth 78 për qind.

Zarzavatet edhe pse në masë më të vogël për këtë lloj tumori kanë një efekt mbrojtës.

Këto rezultate janë indikatorë shumë të mirë për gjithsecilin nga ne, por mbi të gjitha për personat me në rrezik të cilët duhet t’i eliminojnë faktorët kryesorë të rrezikut me alkoolin në krye. /ZËRI/