Fundamenti

Qumështi i Kosovës me aflatoksinë brenda normës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka bërë të ditur se prodhimet e qumështit të vendit tonë nuk kanë përmbajte të madhe të aflatoksinës.

Kryeshefi i kësaj agjencie, Valdet Gjinovci, ka thënë për KTV-në se nga katër mostra të marra për analiza prej qumështit të prodhuar në Kosovë, rezultatet kanë konfirmuar se qumështi ka përmbajtje të aflatoksinës brenda normës së lejuar dhe lejohet të përdoret nga konsumatorët.

Edhe kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Ramadan Memaj, ka thënë se qumështi i vendit është i sigurt dhe se me analizat e para të bëra ka rezultuar se ato kanë përmbajtje 0.05 mikrogramë aflatoksinë. Memaj ka thënë se brenda tri ditësh pritet që të jenë në dispozicion edhe disa analiza të tjera të qumështit të prodhuar në Kosovë, të cilat janë dërguar jashtë vendit për kontroll.

Substanca kancerogjene, aflatoksinë, dyshohet të ketë qenë e pranishme në disa lloje të qumështit, të importuar nga vendet e rajonit, të cilat janë hequr nga tregu dhe nuk do të rikthehen në treg gjersa të dalin analizat përfundimtare edhe për ato produkte.. Aflatoksina është substancë myko-toksike natyrore, e formuar nga kërpudha të caktuara në zinxhirin ushqimor të kafshëve.

Tiranë: Qumështi rezulton me aflatoksinë

Tiranë – Pas analizave të bëra në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se dyshon për nivele mbi normat e lejuara të BE-së të aflatoksinës në ato parti qumështi, për të cilat paralajmëroi autoriteti kosovar. Kreu i AKU-së shpjegon se analizat do te kryhen në një laborator të akredituar në vendet e BE-së dhe i është kërkuar subjekteve në mënyrë vullnetare të tërheqin produktet e dyshuara, raporton Top Channel.

GRANDEMALL

“Rezultatet paraprake të dala nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare na bëjnë të dyshojmë, që norma e aflatoksinës në ato parti malli të dyshuara, pra që janë të deklaruara edhe nga institucioni homolog në Kosovë është mbi nivelin e Bashkimit Europian. Ne jemi duke punuar për të identifikuar se nga vjen një shkallë e tillë, sepse industrinë e kemi gjatë gjithë kohës nën kontroll”, thotë kreu i AKU-së, Artan Gjergji.

Në deklaratën zyrtare thuhet se vende të ndryshme kanë nivele të ndryshme të lejuara të aflatoksinës, duke marre si shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë norma të lejuara edhe më të larta.

Burime të Top Channel thonë se ne Institutin e Sigurisë Ushimore dhe Veterinare nuk ka pasur reagentë të mjaftueshëm për kryerjen e analizave të aflatoksinës. Nga ana tjetër, drejtori i AKU-së deklaron se kjo analize u krye vetem pas sinjalit të ardhur nga Kosova dhe vetëm për këto marka qumështi ndërkohë që nuk janë kontrolluar llojet e tjera që qarkullojnë në treg. Sipas Gjergjit, gjatë vitit 2012 janë kryer 17 analiza për aflatoksinën dhe kanë rezultuar negative.

“Aflatoksina nuk hyn tek analizat rutinore që i bëhen një subjekti, një operatori të biznesit ushqimor që operon në fushën e industrisë së qumështit. Megjithatë ligji për ushqimin lejon Autoritetin Kombëtar të Ushqimor, që në rastin e një denoncimi apo fenomeni të caktuar, ne të hyjmë në veprim dhe të marrin mostra përkatëse”, tha Gjergji.

Analiza për aflatoksinë duhet bërë që në ushqimin që u jepet kafshëve të qumështit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore. Më pas kjo analizë duhet të bëhet sërish në menyre te vazhdueshme kur qumeshti ambalazhohet dhe hidhet ne treg nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit. Por për mungesë fondesh kjo analize nuk është kryer as nga ISUV dhe as nga AKU.

Ndërkohë që për produktet që importohen autoritetet shqiptare të kontrollit mjaftohen vetëm me letrën që i shoqëron ato. Kreu i AKU-së nuk i është përgjigjur deri ne fund interesit te gazetareve, lidhur me pyetjet e shumta që kishin për këtë çështje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.