GRANDEMALL

QUINT-i kërkon ministra kredibilë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtarë nga vendet e QUINT-it thonë se nuk përzihen në çështjen e zgjedhjes së ministrave të rinj në Qeverinë e Kosovës, megjithatë ata theksojnë nevojën që në krye të dikastereve qeveritare të emërohen përfaqësuesit më kredibilë të vendit. Ndryshime pritet të ketë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë të Drejtësisë.

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë dhe të Gjermanisë kanë mohuar të jenë të përfshirë në procesin e përzgjedhjes së ministrave të rinj në Qeverinë e Kosovës, pasi që, siç thonë ata, kjo çështje i takon ekzekutivit të vendit.

FIDANISHTJA

Megjithatë kanë theksuar nevojën që në postet ministrore të emërohen njerëz të kualifikuar dhe kredibilë, pasi, sipas ndërkombëtarëve, është përgjegjësi e ministrave që ta luftojnë korrupsionin dhe ta zhvillojnë ekonominë e vendit.
Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, J. Michelle Shohn, ka thënë për “Zërin” se kjo Ambasadë vazhdimisht ka theksuar nevojën që njerëz kredibilë dhe të kualifikuar të emërohen në postet ministrore, megjithatë Shohn ka thënë se kjo Ambasadë nuk ndikon në procesin e emërimit të tyre./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.