Fundamenti

QUINT-i: Dhuna në protesta e papranueshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë kanë theksuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por e kanë dënuar dhunën e përdorur në protestën e së shtunës në Prishtinë.

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e theksojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë jo të dhunshme, thuhet në një kumtesë të përbashkët për media, të lëshuar nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, lidhur me protestat e fundit.

“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore dhe për t’iu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale”.

Mobi Casa

“Megjithatë dhuna në protesta është jo ligjore dhe e papranueshme. Për këtë arsye ne i dënojmë aktet e vandalizmit nga një grup protestuesish më 24 janar ndaj pronës publike dhe private si dhe frikësimin e ekipeve televizive, që poashtu është në kundërshtim me parimet e lirisë së medieve”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike”, përfundon kumtesa e QUINT-it. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.