Uji Dea

QUINT dhe BE reagojnë për Klan Kosova: Pezullimi i licencës do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë

/ 2 minuta lexim

Ambasadorët e QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian përmes një komunikate të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Tregtisë për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për vendimin e sotëm të Ministrisë ku konfrimohet pezullimi i licencës së Klan Kosova.

UBT

Ne reagim thuhet se një vendim i tillë është jopropocional e që do të ketë pasoja në plurlalizmin mediati në Kosovë. QUINT potencon se heqja e licencës së çdo media është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë. Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces të drejtë dhe transparent ligjor për zgjidhjen e situates”, thuhet në komunikatën e QUINT./Express/