United Hospital

Quhet “uji i bekuar”, këto janë sëmundjet që shëron lëngu i kokosit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lëngu i kokosit, i quajtur ndryshe si “Lëngu i Jetës”, ka vlera tepër ushqyese dhe ofron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.

Shumë studime kanë treguar se ai vepron si antioksidant i fuqishëm, antiinflamator, antibakterial, dhe si agjent antiviral, duke ndihmuar në trajtimin e kushteve shëndetësore të ndryshme. Lëngu i kokosit është i mbushur me sheqerna, vitamina, minerale dhe aminoacide. Përfitimet e saj shëndetësore, të tilla si ulja e presionit të lartë të gjakut, i atribuohet këtyre vlerave ushqyesve.

Arsyet pse uji apo lëngu i kokosit duhet përdorur sa më parë nga ju:

1. Zvogëlon presionin e gjakut

Uji i kokosit punon si zgjidhje e mahnitshme natyrore për uljen e presionit të gjaku, tek njerëzit me hipertension. Konsumi i rregullt i ujit të kokosit do të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të presionit të gjakut në kontroll.

2. Ndihmon të sëmurët me diabet

Duke qenë të mbushur me elektrolit dhe kalium, uji i kokosit është i nevojshëm nga diabetikët, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak, në kontroll.

3. Shëndeti kardiovaskular

Lëngu i kokosit mundëson shëndetin kardiovaskular në nivele optimale. Ai gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.

4. Ndihmon për të humbur peshë

UBT

Ajo që e bën lëngun e kokosit efektiv në nxitjen e humbjes së peshës është përmbajtja e lartë e elektrolitës. Është gjithashtu një pije izotonike natyrore, e cila ndihmon në nxitjen e metabolizmit.

5. Rrit imunitetin

Uji i kokosit është i mbushur me acid lauric, i cili rrit imunitetin dhe ndihmon në luftimin e infeksionit.

6. Forcon kockat

Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të kalciumit, uji i kokosit ndihmon në forcimin e eshtrave, muskujve dhe indeve.

7. Përmirëson tretjen

Enzimat Bioaktive të kokosit nxisin metabolizmin dhe permiresojnë tretjen.

8. Anti-plakje

Citokinat e pranishme në ujin e kokosit veprojnë si një masë parandaluese kundër plakjes dhe kancerit. Antioksidanti i tij mbron trupin nga toksinat dhe kimikatet e dëmshme, të cilat në anën tjetër e mbajnë lëkurën të gjallë dhe të qetë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.