FIDANISHTJA

Qosja sulmon propozimin e Thaçit për bartjen e institucioneve në Hajvali

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Akademik Rexhep Qosja ka kundërshtuar propozimin e presidentit Hashim Thaçi për ndërtimin e kompleksit të objeketeve të reja qeveritare në periferi të Prishtinës.

Këtë propozim, Thaçi fillimisht e kishte bërë në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në të cilën kishin marrë pjesë edhe përfaqësues tjerë të Qeverisë.

Më pas, propozimin Thaçi e bëri në adresimin e tij të parë në Qeverinë Haradinaj, në fillim të kësaj jave.

Për këtë propozim të Thaçit, Qosja në Facebook ka thënë të jetë “pajtuar”.

Postimi i plotë i tij:

“Jam pajtuar” me vendimin e kryetarit të atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugovës, për ndërtimin e Shtëpisë së Bardhë, që do të ishte e ngjashme me Shtëpinë e Bardhë të Josip Broz Titos në Dedinje të Beogradit, apo madje me Shtëpinë e Bardhë të SHBA-ve në Uashington!!!

Mobi Casa

Gjithashtu “jam pajtuar” me propozimin e kryetarit të dikurshëm të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, për ndërtimin e Rezidencës madhështore në Gërmi për pritjen e delegacioneve të huaja dhe pushimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës!!!

“Po pajtohem” tani me propozimet që u dhanë prej presidencës dhe prej qeverisë për ndërtimin e objekteve madhështore shtetërore: të Rezidencës presidenciale, të Rezidencës qeveritare, të Rezidencave ministrore, të Rezidencave të ndryshme Kuvendore e të disa rezidencave të tjera në 20 hektarë në Prishtinën e Re afër Hajvalisë!!!

Mbas të gjitha këtyre pajtimeve “u pajtova” që t’i çojmë në botën e jashtme të gjithë të rinjtë dhe të gjithë të pjekurit që s’kanë mbërrijtur vetë ende të shkojnë, domethënë u pajtova që t’i çojmë në botën e jashtme të gjithë ata që në Kosovë s’kanë me çka të jetojnë dhe të gjithë ata që jetojnë me 1.70 cent në ditë!

Më në fund “u pajtova” që politikën tonë shembullore për integrime euroatlantike ta dëshmojmë konkretisht jo duke sjellë Vlera evropiane në Kosovë, po duke çuar në Evropë pamjet e sulltanateve tona arkitekturore presidenciale, qeveritare e kuvendore!!!

Dhe kështu do dëshmojmë se jemi shteti më i zhvilluar, më i përparuar, më i pasur e më i kulturuar në kontinentin europian dhe në perëndim në përgjithësi.

Dhe kështu do të dëshmojmë se kemi kastën e politikanëve më të ditur, më qartpamës, me demokratë, më europianë, më amerikanë, më perëndimorë të merituar për saraje të tilla sulltanore!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.