Fundamenti

Qosja pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Akademik Rexhep Qosja në një intervistë për Radio Televizionin 21 ka thënë se veriu i Kosovës vazhdon të “mbetet thembër e Akilit” për Kosovën apo si një “Kalë i Trojës”.

Qosja ka thënë në këtë intervistë që pritet të transmetohet më vonë në këtë televizion se ai nuk pret bisedime të suksesshme me Serbinë.

“Nuk pres një përfundim të suksesshme të bisedimeve, nuk pres”, ka thënë Qosja.

Ndërkaq duke folur për idenë e tij që të këtë shkëmbim territoresh, ai mendon se kjo është edhe një praktikë ndërkombëtare që të shkëmbehen territoret.

Ai thotë se veriu i Kosovës është “Kali i Trojës” për Kosovën.

Mobi Casa

“Për mu ajo pjesë (veriu v.j) është një ‘Kali i Trojës’ dhe gjithmonë do t’i sjell rreziqe Kosovës. Nuk do të doja ta shoh Kosovën me ato rreziqe dhe ato brenda saj dhe për atë arsye e kam thënë se pse mos të bëhet shkëmbim i pjesës veriore me Luginën e Preshevës”.

Akademiku ka komentuar edhe protestën e Vetëvendosjes dhe dhunën e përdorur një javë më parë në këtë protesta.

Qosja nuk e ka arsyetuar dhunën e asnjërës palë.

“Të përdoret dhunë ndaj Policisë sonë pa arsye siç jemi sjell dikur ndaj policisë serbe është e paarsyeshme. Ajo ishte polici e pushtuesit. Ajo ishte policia e atyre që ushtronin dhunë dhe terror në popullin tonë dhe prej tyre jemi sjell ashtu si kemi mundur në mënyrën tonë. Policia jonë janë djemtë tonë, janë vajzat tona, ne i kemi rritë, ata krijojnë sigurinë tonë dhe pse ti detyrojmë ata të përdorin dhunën që mund të jetë e papranueshme. Pra, nuk i përkrah edhe as disa sjellje të Vetëvendosjes në këtë protestë”, ka thënë Qosja.