ARKATANA

Qosja: Në kohën e bisedimeve me Serbinë nuk dilet me deklarata nënshtruese e mohuese ndaj luftës së UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Akademik Rexhep Qosja ka thënë sot se dinjiteti shtetëror i Kosovës ruhet vetëm duke i quajtur bisedimet me Serbinë, si bisedime shtetërore e jo dialog.

Qosja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në pazarin e sotëm të bisedimeve zyrtare, politike e diplomatike shtetërore mes Prishtinës e Beogradit nuk dilet me deklarimet politike nënshtruese, mohuese ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Qosjes në Facebook:

Hidromorava

“Në dramën e sotme teatrore e politike mes Prishtinës e Beogradit politikanët dhe intelektualët e Kosovës dy gjëra më në fund do të duhej t’i kishin të qarta:

E para, mes Prishtinës e Beogradit nuk bëhet dialog: dialogu bëhet mes dy vetëve apo grupeve për punë të ndryshme, kur e kur serioze e kur e kur joserioze. Mes Prishtinës e Beogradit ka kohë që po bëhen e do të bëhen bisedime zyrtare, politike dhe diplomatike shtetërore. Vetëm duke i quajtur këto bisedime shtetërore e jo dialog ne e ruajmë dinjitetin shtetëror të Kosovës.

E dyta, në pazarin e sotëm të bisedimeve zyrtare, politike e diplomatike shtetërore mes Prishtinës e Beogradit nuk dilet me deklarimet politike nënshtruese, mohuese ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, që ishin përmbajtje e mendimeve të Kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe argatit të tij Nexhat Daci. Historia mund të falsifikohet siç po falsifikohet sot nën dhunën e terrorin politik të oligarkëve politikë e të partive e ç’drejtuesve te tyre, por s’mund te falsifikohet përgjithmonë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.