UBT

Qosja laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport në krye me udhëheqësin e këtij institucioni, ministrin në ikje Memli Krasniqin, dje ndau dy çmime të rëndësishme në fushën e kinematografisë kosovare.Regjisori i mirënjohur kosovar Isa Qosja doli të jetë laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në kinematografi, ndërsa regjisorja Lendita Zeqiraj ka fituar Çmimin për Kinematografi për vitin 2013.

Laureatëve të këtyre vlerësimeve të rëndësishme, çmimet iu ndanë në ceremoninë që kishte përgatitur MKRS-ja, nga vet ministri Krasniqi, i cili tha se këto çmime janë një vlerësim për punën e filmbërësve në Kosovë.

Mobi Casa

“Ky është një moment i veçantë. Sot shënojmë ditëlindjen e aktorit tonë të madh Bekim Fehmiu, dhe nën emrin e tij ndajmë çmime për njerëz të filmit në Kosovë që me dekada kanë kontribuar për kinematografinë tonë, e po ashtu dhe njerëz të rinj që po shkëlqejnë nëpër botë me krijimet e tyre. Këto mund të mos jenë shpërblimet më të mëdha në karrierën tuaj, por rëndësia e tyre qëndron në domethënien e tyre, që është një përkujdesje dhe vlerësim nga shteti” u shpreh ministri Krasniqi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.