Hidromorava

Qosja: Ky 100-vjetor është i Ismail Qemalit jo i Ahmet Zogut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në një intervistë të gjatë kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë, Qosja u ndal gjerësisht në vlerësimin e tij për figurat më të mëdha politike të këtij shekulli.

Ai ka folur po ashtu mbi ngjarje të caktuara historike dhe “profetizoi” se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk do të ndodhë në Europë, siç pretendojnë politikanët, por realisht, ashtu siç e kanë ëndërruar me breza të tërë shqiptarësh ndër shekujt e historisë sonë të përbashkët.

ARKATANA

Një prej figurave më të respektuara dhe penave më të njohura të botës shqiptare, akademiku Rexhep Qosja foli në emisionin “Shqip”.

“Zogu me Ismail Qemalin nuk kanë të bëjnë fare mes njeri-tjetrit. Ismail Qemali ishte shtetari që themeloi Shqipërinë, Ismail Qemali ishte demokrati, ai i cili e filloi demokracinë në historinë e popullit shqiptar dhe në historinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali ishte njeriu i cili ndërtonte një politikë tipike demokratike madje them më liberale. Ai ishte për bashkëmarrëveshje që me fjalë të huaj i themi dialog, ishte për tolerancën, ishte për mirëkuptimin, ishte për humanizmin, ishte për të drejtën, për të vërtetën. Pra ishte për disa vlera që nuk i kishte Ahmet Zogu, fjala bien” ka thënë Qosja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.