RCCOLA

Qosja kritikon të gjithë, lavdëron veç Edi Ramën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pamjet e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për Rexhep Qosjen janë të papranueshme, por sipas akademikut faji nuk bie mbi opozitarët. Por, këto politika të qeverisë që ky i cilëson si të paligjshme, kanë zanfillë shumë më të hershme.

Në këtë rrafsh Qosja ka kritika edhe njerëzit që i kapën pushkët.

Ai i fajëson ata se i bënë vend kolegut të tij akademik, që tani e drejton qeverinë, Isa Mustafa.

Kështu, politikanët aktual të Kosovës, sipas tij i kanë bërë dëm të madh vendit.

Qosja, vlerëson se klika aktuale që e udhëheqë shtetin as nuk e di se çka duhet bërë tani, e as nuk ka plane afatgjate.

KKGJILAN

Sipas tij me këto veprime Kosova po i humb edhe miqtë ndërkombëtar.

Fjalë te mira Qosja nuk ka as për kolegët e tij në në Akademinë e Shkencave.

Qosja foli edhe për situatën ne Shqipëri.

Ai e lavdëroi kryeministrin Edi Rama se do te futet ne histori me punën e tij për te vënë rend dhe ligj, por tha se po pengohet nga njerëzit qe nuk e duan ndryshimin.