Eko Higjiena

Qosja: Do të vijë koha për të dhënë llogari

/ 2 minuta lexim

Akademik Qosja, koalicionin PDK-LDK e ka quajtur të dëmshëm pasi, sipas tij, ky koalicion mund t’i sjellë edhe ndonjë befasi fyese, përulëse, Kosovës!

Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë për Epoka e Re, për 28 nëntorin, 102 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka thënë se kjo festë po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre prej se historia merret me ta, me organizimin e tyre shtetëror, me jetën shoqërore dhe kulturore të tyre.

Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë gjatë muajve të fundit, prej zgjedhjeve të 8 qershorit, Qosja ka thënë se këto zhvillime kanë sjellë shumë dëshpërim në të gjitha shtresat shoqërore kosovare.

UBT

Akademik Qosja, koalicionin PDK-LDK e ka quajtur të dëmshëm pasi, sipas tij, ky koalicion mund t’i sjellë edhe ndonjë befasi fyese, përulëse, Kosovës!

“Pse them kështu? Them kështu sepse ky koalicion mund t’ia sjellë Kosovës një dhuratë danaike – mund t’ia sjellë Kosovës kryeministër, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën”, është shprehur Qosja.

Ai thotë se është duke u çuditur dhe shumëkush po çuditet se asnjë anëtar i PDK-së nuk e ngriti zërin kundër Isa Mustafës, kundër kandidatit të LDK-së për kryeministër. /epoka e re/