RCCOLA

Qosja: Çmimi i heshtjeve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zhvillimet e fundit në Kosovë, të karakterizuara prej sjelljeve politike dhe gjoja juridike të EULEX-it e, para EULEX-it të sjelljeve të UNMIK-ut, ndaj komandantëve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, janë shumë revoltuese dhe shumë dëshpëruese.

Mobi Casa

“Ndaj komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, shumë gjatë është ushtruar terror i vërtetë prej UNIMIK-ut dhe EULEX-it. Dhe, në fund që të dy janë liruar të pafajshëm, kurse as UNMIK-u, as EULEX-i nuk e kanë quajtur të nevojshme të japin kurrfarë llogarie pse ngrenë akuzë kundër të pafajshëmve, madje as të kërkojnë falje për gabimin e vet. Tani 14 vjet pas luftës EULEX-i ka vendosur t’ia nënshtrojë terrorit dy komandantë të tjerë, shumë të popullarizuar të UÇK-së, Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun! A është e mundshme kjo?”, ka thënë Qosja për Epokën e re./Indeksonline/