ARKATANA

Qosja: Berisha para gjyqit, që të luftohet korrupsioni

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë e suksesshme në qoftë se nuk dalin para drejtësisë edhe të ashtuquajturit ‘peshq të mëdhenj’. Ndaj, Sali Berisha duhet të nxirret në gjyq!” Kjo është deklarata e Prof. Rexhep Qosjes në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ku flet për tre muajt e parë të qeverisë “Rama” dhe sfidat e saj.

Akademiku nga Prishtina, teksa fajëson ish-kryeministrin për gjendjen e tanishme të Shqipërisë, ndalet në pikat kyçe e më të diskutueshme të politikës së Tiranës. Krimi i organizuar, korrupsioni, sistemi i drejtësisë, ndërtimet pa leje, çështja “Imami”, reformat e para dhe masat urgjente që duhen ndërmarrë janë temat që ai prek. Por, përkrah nxitjes që i jep qeverisë për të punuar, shënon se duhet pasur kujdes nga hakmarrja primitive.

Si i keni parë tre muajt e parë të qeverisjes Rama?

Qeveria e socialistëve, dhe e socialistëve për integrim, e kryesuar prej kryeministrit, Edi Rama, e ka trashëguar një gjendje të rëndë në funksionimin e organeve e të institucioneve shtetërore. Politikanët shqiptarë, në mandatet e përpara qeverisëse, i kanë lëshuar të gjitha gjasat për ta ngritur shoqërinë shqiptare në nivelin e shteteve bashkëkohore, moderne. Shqipëria me pushtetet e para 23 qershorit 2013 ka mbetur një lloj parashteti me pseudodemokraci të potershme, e karakterizuar prej autoritarizmit të mbuluar me frazeologji liberale! Këtë që po them e dëshmojnë të paligjshmet, korrupsionet, krimet, gënjeshtrat, mashtrimet, nepotizmat, klientelizmat, që po konstatohen në të gjithë sektorët e parashtetit, ndaj të cilave qeveria e re është e detyruar të veprojë duke marrë masa ligjore.

Korrupsioni në të cilin janë përfshirë institucione, organe e zyrtarë nga më të vegjlit e deri te më të mëdhenjtë, këshilltarë e rojtarë të tyre;

Gjyqësori i korruptuar prej shkallës më të ulët deri te shkalla më e lartë që, siç jemi bindur sa e sa herë, krimin dhe kriminelët kur e kur i amnistonte pa brejtje të ndërgjegjes;

Policia me kreun e çorganizuar dhe të korruptuar, që përskaj të bërave të palejueshme, të dënueshme, përskaj krimeve, përskaj kriminelëve në institucione, në familje, në rrugë, në biznes, në tregti, në kulturë shpesh, padurueshëm shpesh, kalonte symbyllur;

Shpërfillja, cenimi, zhvlerësimi, pengimi i institucioneve të pavarura –të Presidencës, të Kryeprokurorit, të Gjyqësorit nga ana e kryeministrit;

Fundamenti

Cenimi, frikësimi dhe korruptimi i medieve që provojnë të vënë në dukje sjelljet, veprimet dhe të paligjshmet e qeverisë;

Lulëzimi i lojërave të fatit, që lulëzojnë paligjshëm para syve të të lulëzuarve në pushtet, shpesh të lidhura me njerëz të pushtetit, që mashtrojnë të tjerët, që plaçkitin mendjelehtët dhe të varfrit, që krijojnë përfytyrim të keq për Shqipërinë si për një kazino të madhe në të cilin lejohen lehtë ndotësi të ndryshme;

Shpërfytyrimi i identitetit historik dhe kulturor kombëtar qoftë duke mos ndalur shkatërrimin e vlerave kulturore historike –të kështjellave të të gjithë shekujve, të mureve rrethuese të tyre, të urave, të ndërtesave, të shtëpive të figurave historike, kulturore, shkencore, arsimore kombëtare, të muzeve të qyteteve me vlera të rëndësishme në to, të busteve, shtatoreve, përmendoreve të figurave historike e kulturore, qoftë duke amnistuar, duke përmendorizuar dhe glorifikuar tradhtarë e zyrtarë të pushtetit fashist;

Krimet patologjike në familje – vrasjet e grave prej burrave të tyre, vrasjet e bijave prej baballarëve a vëllezërve të tyre, vrasjet e kunatave prej kunetërve të tyre, vrasjet e baballarëve prej bijve a bijave të tyre – vrasje të gjithfarëllojshme me motive të gjithfarëllojshme thuajse nuk ka kurrfarë pushteti shtetëror dhe kurrfarë pushteti zakonor në jetën shqiptare;

Fatkeqësitë në rrugë që më së shpeshti i shkaktojnë vozitës pa leje, vozitës të alkoolizuar, njerëz të çekuilibruar, rrugaçë të papërmirësuar thuajse nuk ka polici dhe thuajse nuk ka ligj që duke ndëshkuar si duhet shkaktarët e tyre parandalon fatkeqësi të tjera;

Droga e rritur në lazaratet e Shqipërisë dhe e eksportuar në Evropë me të cilën helmohet Evropa dhe me të cilën krijohet pamje edhe më e keqe për Shqipërinë se me shumësinë abnormale të kazinove;

Sa reale i gjykoni konkurset për emërime në administratë? Dhe, emërimet në disa prej posteve kyçe që kanë në varësi tatimet dhe policinë?

Konkurset janë një institucion shumë i rëndësishëm për përzgjedhjen përkatëse të njerëzve në administratë dhe kudo tjetër në shtet. Ndoshta edhe të caktuarit në postet kyçe në tatimet dhe në policinë do tëmund të zgjidheshin me konkurs. Konkurset në Kosovë përdoren qe shumë vjet, mjerisht tani në demokracinë tonë fillestare më rrallë se përpara në komunizmin jodemokratik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.