Uji Dea

Qortimi SHBA-BE për Veri, Kurti: Për politikën e brendshme ndonjëherë kemi dallime në strategji dhe taktika

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën greke “To Vima” ka folur për kritikën e SHBA-së ndaj Kosovës lidhur me përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, trasnmeton Gazeta Express.

Kurti ka thënë se SHBA-ja është aleat kryesor i Kosovës dhe se Kosova do t’iu jetë përgjithmonë mirënjohëse për rolin e tyre në çlirimin e vendit dhe për njohjet e marra pas pavarësisë.

Kreu i ekzekutivit tutje thotë se beson që Qeveria ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme në veri për të ruajtur demokracinë dhe rendin e ligjin në vend.

Mobi Casa

Për vlerat dhe synimet, Kurti thotë se Kosova është plotësisht dakord me SHBA dhe BE, megjithatë thotë se për politikën e brendshme të Kosovës ndonjëherë ka dallime në strategji dhe taktika.

“SHBA është një aleat kyç për ne. Ne do t’u jemi përgjithmonë mirënjohës për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe për njohjet që morëm pas pavarësisë. Unë besoj se qeveria jonë ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme për të ruajtur demokracinë dhe rendin dhe ligjin në vend.Ne jemi plotësisht dakord me SHBA-në dhe BE-në për sa i përket vlerave dhe synimeve. Por në politikën e brendshme të Kosovës ndonjëherë kemi dallime në strategji dhe taktika. Sot ka deeskalim, situata është shumë më e mirë se dy muaj më parë. Askush nuk u vra – ndoshta ishim pak me fat. Siç tha Shekspiri, “gjithçka është mirë në fund”, ka thënë kryeministri Kurti./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.