Mobi Casa

Qorrolli: Nuk ka përplasje ndërmjet ShBA-së dhe BE-së për reciprocitetin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kundërshtimi amerikan për vendosjen e masës së reciprocitetit ka për qëllim vetëm arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që dy vendet mos ta penalizojnë njëra-tjetrën.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli ka thënë se kërkesa e SHBA-së për heqjen e çdo lloj mase ka të bëjë me arritjen e paqes.“Synimi i Trump është qëllimi ekonomik. Interesi kryesor në këtë situatë është që palët mos ta penalizojnë njëra tjetrën dhe këtë e ka bërë të qartë ambasadori Grenell. Në anën tjetër BE-ja është e fokusuar në çështjet ekonomike edhe politike. Ka zëra të veçantë nga Gjermania i cili duke qenë kundërshtarë i madh i mos prekjes së kufijve atëherë synon që Kosova dhe Serbia të arrijnë paqe”, tha Qorrolli.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ekzistojnë përplasje ndërmjet SHBA-së dhe BE-së lidhur me këtë çështje.“Bashkimi Evropian funksion një trup për shtetet e mëdha si Gjermania, Franca dhe Italia që kanë interesa të caktuara rajonale dhe nuk duhet të lexohet si një përplasje midis këtyre super fuqive si tregu më i madh ekonomik në botë ShBA-ja dhe në anën tjetër aleati jonë më i madh BE-ja”, tha ai.

Uji Dea

Qorrolli tha se qëllimi i ShBA-së ishte heqja si e taksës, po ashtu edhe e reciprocitetit, sepse në këtë mënyrë do të mund të krijohet një paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo ka qenë një politikë e paralajmëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili në fushatën e tij paraelektorale kishte paralajmëruar që në momentin që do të vijë në qeveri taksa do të zëvendësohej me reciprocitet. Pas rritjes së presionit të madh të aleatëve tanë perëndimorë do të duhej që kjo taksë të zëvendësohej me një masë tjetër e që është reciprociteti. Reciprociteti nënkupton kundër masat e lejuara”“Nëse Serbia sillet në mënyrë të pandershme Kosova i zbaton të njëjtat masa kundrejt asaj. Ky ka qenë premtim elektoral i kryeministrit në detyrë Kurti, ku me këtë rast u krijua përplasje me partnerin e koalicionit LDK, dhe me kërkesën e ShBA-së të hiqet taksa dhe reciprociteti në mënyrë që të mos ketë pengesa tregtare mes dy shteteve, që kanë synim arritjen e një paqeje të përhershme. Ky është një reciprocitet tregtarë, që nëse Serbia nuk i pranon mallrat e Kosovës për eksport Kosova do ti përgjigjet me të njëjtën monedhë’’ theksoi Qorrolli”, shtoi ai.

Ditë më Qeveria e Kosovës mori vendim për heqjen e plotë të tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnjë-Hercegovina, e që zëvendësoi atë me reciprocitet ndaj Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.