QMF në Dardani bëhet me tunel dezinfektues

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dardani, është bërë vendosja e tunelit dezinfektues si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID19. Ky tunel posedon një sistem automatik, i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët për qasje para ose pasi që të marrin shërbimet mjekësore ka thënë Arbër Ismajli.

Mobi Casa

Është një mundësi shumë e mirë për qytetarët dhe mantelbardhët, që ta kryejnë procesin e dezinfektimit, në mënyrë që të ndjehet sa më të sigurtë përgjatë kryerjes së shërbimeve të tyre.
Ne, e falënderojmë jashtëzakonisht shumë, kompaninë “EveryDay”, group, e cila na është bashkangjitur në mënyrë vullnetare nga dita e parë, ku kontribuoi me dezinfektimin e hapësirave publike, dhe, me vendosjen e këtij tuneli ka shkruar Ismajli./rajonipress/