KKVITI

QKUK-ja, kontratë me kompaninë që e cilësoi “të papërgjegjshme”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar kontratën e tenderit për mirëmbajtjen e aparaturave radiologjike me një kompani të cilën vetë QKUK-ja e ka eliminuar nga tenderi dhe e ka quajtur “të papërgjegjshme”, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse ky institucion ka hyrë në vitin e tretë që nuk ka përzgjedhur ndonjë kompani për servisimin e këtyre aparaturave në tenderin e shpallur në prill të këtij viti kishte përzgjedhur kompaninë “Medica”, si fituese të tenderit.

UBT

Dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse i kishte quajtur “kompani të papërgjegjshme” të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet as për të konkurruar. Kompanitë ishin eliminuar. Megjithatë të dy këto kompani janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Pas shqyrtimit të ankesave OShP-ja e ka kthyer lëndën në rishqyrtim.