QKMF në Viti përfiton një donacion nga Zvicra

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka përfituar një donacion në vlerë rreth 15 mijë euro pajisje mjekësore, 8 shtretër dhe 30 ormanë mjekësor.

Në pranimin e këtij donacioni I pranishëm ishin, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoresha e QKMF-së për Viti, Vjollca Kadolli-Halili dhe të tjerë.

Ky donacion që erdhi nga Klinika Grengettes me seli në Gjenvë të Zvicrës u bë falë ndërmjetësimit të mërgimtarit vitias, Rashit Rashti me disa bashkëpunëtor të tij. Kryetari Haliti me këtë rast u shpreh se këto këto pajisje do të kenë ndikim në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti, Hasan Rashiti vëllau i mërgimtarit vitias Rashit Rashiti si dhe drejtori i shëndetësisë, Basri Aliu, e vlerësuan lartë këtë donacion. Ata kanë falënderuar donatorët dhe klinikën zvicerane për kontributin e tyre në përmirësimin e aparaturës mjekësore për institucionet vitiase.

Sipas Kryetarit Haliti, me këtë donacion është plotësuar një nevojë që ka pasur shëndetësia e Vitisë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).