Eko Higjiena

QKMF në Viti pajiset me sistem qendror të oksigjenimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, përmes investimeve kapitale ka pajisur sot QKMF-në në Viti, konkretisht repartin e urgjencës si dhe shërbimin e urgjencës në QMF – Pozheran me sistem të oksigjenimit qendror.

Në këtë përurim mori pjesë kryetari i Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, znj.Hanife Januzi.

Haliti përgëzoi stafin për punën e deritanishme dhe uroj për investimin në oksigjenim, ku theksoi që është një investim me rëndësi në këtë kohë pandemie, ku nevojat për oksigjen janë rritur shumë. Përndryshe u bë me dije se Vitia vazhdon të ketë numër aktiv të pacientëve me COVID-19 dhe sistemi i oksigjenimit është i nevojshëm dhe jetëshpëtues për pacientet.

Uji Dea

Ndërsa, Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoreshë e QKMF-së në Viti, falënderoj institucionet komunale për mbështetjen e madhe që kanë bërë për shëndetësinë, veçanërisht gjatë kësaj kohe dhe theksoi që ky investim është shumë qëlluar në këtë kohë dhe si i tillë e ka lehtësuar punën e profesionistëve shëndetësorë dhe jetën e qytetarëve.

Kurse, Gazmend Halili-shef i urgjencës në Viti, falënderoi institucionet komunale për investimet e vazhdueshme në shëndetësi, me theks të veçantë investimin e sotëm, i cili sipas tij ka rëndësi të madhe për shërbimin e urgjencës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.