RCCOLA

QKMF në Viti ndihmohet nga FSK-ja, me mjete mbrojtëse kundër përhapjes së virusit COVID-19

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në (QKMF) në Viti, ka pranuar sot një donacion nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, konkretisht kjo qendër ka pranuar maska, dorëza dhe syze mbrojtëse.

Me këtë rast Hanife Jonuzi, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, kanë falënderuar atë për këtë ndihmë të ofruar në luftën kundër virusit pandemik.

UBT

Gjithashtu përfaqësuesi i FSK-së, ka potencuar së ata do të shikojnë të gjitha mundësitë që të ndihmojnë institucioneve shëndetësore që të mbrohen kundër virusit COVID-19. Përndryshe FSK-së disa herë ka ndihmuar Vitinë me kapacitet e tyre./rajonipress/