QKMF në Gjilan pranon donacion nëntë karroca lëvizëse për pacientët
Gjilan – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka pranuar një donacion prej nëntë karrocave nga Gani Nuredini, bashkatdhetar i yni me banim të përkohshëm në Zvicër.
Donacioni përbëhet prej nëntë karrocave lëvizëse për pacientë dhe dy mbajtëse ortopedike për pacientë të hendikepuar.
Drejtori i QKMF-së, Fezulla Berisha, pasi ka pranuar donacionin, e ka falënderuar bashkatdhetarin Gani Nuredini, duke e vlerësuar lartë aktin e tij human meqë kjo do të jetë një lehtësi e madhe për pacientët e hendikepuar.
Të gjitha këto karroca janë shpërndarë nëpër të gjitha qendrat e mjekësisë familjare si: QMF Malishevë, QMF Pogragjë, QMF Cërnicë, QMF Bresalc, QMF Zhegër, QMF Arbëri, QMF Ramiz Cernica, AMF Livoq i Ulët dhe AMF Kisha e Qyetit./rajonipress/


