QKMF-ja u del në ndihmë të zhvendosurve nga Kumanova
Viti – Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë, Xhemajl Arapi i shoqëruar nga një ekip mjekësor ka vizituar sot disa nga familjet që janë zhvendosur nga Kumanova në territorin e Komunës së Vitisë.
Gjatë kësaj vizite të zhvendosurave u janë ofruar shërbime mjekësore, por edhe barna nga lista esenciale.
Ndërkaq ekipi i mjekëve në Viti tha se përpos shërbimeve mjekësore, furnizimin me barna ata janë të gatshëm që tu ofrojnë familjeve të zhvendosura edhe trajtimin e duhur në aspektin psikologjik dhe atë duke bazuar në ngjarjet e fundit që janë zhvilluar në Kumanovë./rajonipress/


