QKMF furnizohet me dy karrika stomatologjike për shërbime sa më të mira për qytetarët
Gjilan – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), në vazhdën e krijimit të kushteve për punë dhe ofrim sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është furnizuar edhe me dy karrika stomatologjike.
Njëra do të vendoset në QMF Dardania, në të cilën ordinancë do të punojnë dy stomatologë të fëmijëve (pedodonte) në dy ndërrime, ndërkaq tjetra në QKMF, në ordinancën e kirurgut oral, ku kryhen intervenime kirurgjike.
Drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha, tha se karrikat stomatologjike janë blerë me buxhet të këtij institucioni, në kuadër të investimeve kapitale, duke shtuar se do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime sa më të mira shëndetësore për qytetarët në të gjitha aspektet./rajonipress/


