FIDANISHTJA

QKMF, “aktive” dhe në shërbim të qytetarëve

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nëse shikohet njoftimi i komunës për gjendjen në QKM del se aty gjithçka është në rregull, ndërsa rajonipress ka vizituar para tri ditësh këtë institucion dhe ka vërejtur se aty mungojnë gjërat më elementare. Madje aty s`ka asnjë bari, mungojnë shiringat e gjërat më elementare në këtë gjendje gripoze. Realisht QKMF ndodhej në prag të kapitullimit.

Në njoftimin e zyrtarëve komunake thuhet se nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu i shoqëruar edhe nga UD. i drejtorit të shëndetësisë, Muhamet Kastrati, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku janë pritur nga drejtori i kësaj qendre, Fejzulla Berisha, i cili i ka informuar për gjithë punën që është duke u bërë në këtë institucion shëndetësorë.

Kadriu, ka thënë se janë të përkushtuar që në shëndetësinë primare të bëhen ndryshime të cilat do të ndikonin në shërbime edhe më të shpejta dhe më të zgjeruara për qytetarët e Gjilanit. “Jemi të përkushtuar bashkërisht të punojmë në atë drejtim që shërbimet e mjekësisë familjare të jenë edhe më afër qytetarëve të Gjilanit. Sot ne jemi në vizitë nëpër qendrat e mjekësisë familjare me qëllimin e vetëm që të marrim informacione se çka duhet të bëjmë në një apo qendra tjera. Mbështetja do të jetë e fuqishme, sepse kërkesa e qytetarit është për shërbime më afër tyre. Po punojmë që edhe barërat esenciale për ndihmën e shpejtë të jenë përherë të mjaftueshme”, ka thënë ndër të tjerash Kadriu, duke shtuar se ka shqetësime për pritjet e gjata, për të cilat mori konfirmimin se në ditët në vijim do të zvogëlohen me angazhim të stafit nga sektorë të tjerë.

Ndërsa UD i drejtorit, Muhamet Kastrati, ka thënë se si drejtori në kuadër të fushë – veprimtarisë së tyre janë duke kryer edhe shumë punë të tjera me rëndësi, por prioritet është shëndeti i qytetarëve dhe këtu është vënë fokusi kryesor sikur që janë duke u trajtuar edhe me kujdes edhe mirëqenia e qytetarëve të Gjilanit.

Kurse, sa i përket punës së QKMF-së, drejtori Fejzullah Berisha, ka potencuar se në bashkëpunim me stafin mjekësor, janë duke dhënë shërbime me një efikasitet të shtuar dhe të vazhdueshëm.

FIDANISHTJA

Ai ka informuar se stafi të cilin aktualisht e ka QKMF, është shumë i vogël në krahasim me kërkesat të cilat janë nga ana e qytetarëve të Gjilanit dhe fshatrave përreth.

Në të njëjtën kohë ai ka bërë të ditur se është shumë e nevojshme krijimi i mundësisë për dhënin e shërbimeve laboratorike në qendrën e mjekësisë familjare në lagjen Arbëria, e cila do të ndikonte në zvogëlimin e numrit të madh të qytetarëve të cilat janë në qendër të qytetit thuhet në komunikatën zyrtare të komunës.

Ndërkaq, Fejzullah Berisha i ka thënë rajonipressit se mungojnë gjërat më elementare dhe se faji për këtë bije tek Ministria e Shëndetësisë. “Vërtet jemi keq, por nuk është faji jonë sepse Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ndarë me kohë barnat esenciale për nevojat tona” ka thënë Berisha.

Ndryshe në QKMF kryhen kontrollimet profesionale nga mjekët e atyshëm, por të gjitha shërbimet tjera duhet të blihen në barnatoret e afërta meqë ky institucion ndodhet në kollaps./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.