Qitroja mbron zemrën dhe ul peshën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dobitë e frutës së qitros janë të shumta dhe të padiskutueshme. Kjo pemë tropikale mes tjerash ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt, ndërsa shkencëtarët mendojnë se efekti i tillë i qitros është i lidhur me ndikimin e tij në uljen e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndihmon në metabolizmin e sheqerit dhe sa më mirë të metabolizohet sheqeri, aq më të mëdha janë gjasat se do të bëhet si rezervë e masave yndyrore në trup. Sipas këtij studimi, qitroja, sidomos e kuqja, mundet të ndihmojë në uljen e kolesterolit.

Dhe kjo në mënyrë direkte ndikon në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Sipas studimeve të reja antioksiduesit mund të kenë ndonjë efekt pozitiv, por ky efekt pozitiv nuk është më i rëndësishmi. Të studiuarit janë ndarë në tri grupe te të cilat kanë aplikuar dietë me zvogëlim të konsumimit të yndyrës dhe me zvogëlim të numrit të kalorive grupi i parë ka ngrënë një qitro të kuqe në ditë, i dyti të verdhë, ndërsa i treti ka qenë vetëm në dietë.

Mobi Casa

Grupi i cili ka ngrënë qitro të kuq më së shumti ka ulur kolesterolin LDL, pas tij grupi që ka ngrënë të zakonshëm dhe në fund grupi, i cili ka qenë vetëm në dietë të veçantë. Atyre përveçqë u është ulur pesha trupore, edhe problemet me zemër që kishin para studimit ishin ulur ndjeshëm. Te grupi që ka konsumuar qitro të kuqe është ulur edhe niveli i triglicerideve në gjak, ndërsa niveli i tyre është ndryshuar dukshëm te dy grupet tjera. Ekspertët mjekësorë sugjerojnë që të konsumohet së paku një qitro në ditë për të arritur efektet e dëshiruara./zeri/