Fundamenti

Qindra të rinj gjilanas tashmë kanë zgjedhur UBT-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qindra të rinj nga rajoni i Gjilanit ia kanë kushtuar vizitën, kohën dhe interesimin e tyre shtandit të UBT-së, duke e rikonfirmuar faktin që edhe këtë vit UBT do të jetë vendi i preferuar për studime për studentët e ardhshëm të këtij rajoni.

Kjo mundësi e mrekullueshme për të parë mundësitë që ofron UBT, është ofruar gjatë Panairit të Studimeve, të organizuar nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Gjilanit.

Cilësia e jashtëzakonshme e studimeve, programet e larmishme që nuk ofrohen nga asnjë institucion tjetër arsimor dhe niveli i lartë i ndërkombëtarizimit nga i cili po përfitojnë aktualisht qindra studentë, ka bërë që të rinjtë e këtij rajoni të mbesin të impresionuar dhe të binden se në UBT do t’i kenë të gjitha mundësitë për të realizuar synimet e tyre.

HW

Vetëm gjatë ditës së sotme, në UBT janë arritur më shumë se 400 nënshkrime nga të rinjtë pjesëmarrës, të cilët presin ta kalojnë edhe sfidën e fundit, testin e maturës, për të filluar më pas studimet në UBT dhe për t’u bërë pjesë e historisë së sukseseve të të rinjve kosovarë, të cilët tashmë e kanë prekur piedestalin e sukseseve edhe në botë.

Ne mezi po presim që të na bashkoheni dhe së bashku ta shkruajmë historinë e suksesit tuaj, e bashkë me juve, edhe historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Faleminderit që keni zgjedhur UBT-në!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.