Eko Higjiena

Qindra shqiptarë protestojnë para selisë së UEFA-s

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas rreth një orë sa zgjati, protesta ka përfunduar. Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe pa incidente.

Rreth 400 veta po marrin pjesë në protestën që po mbahet, para selisë së UEFA-së në Nyon të organizuar nga një këshill organizues i Aleancës Kuq e Zi, i cili ka marrë lejen e nevojshme nga policia. Pjesëmarrësit po skandojnë kundër vendimit që UEFA mori javën e kaluar lidhur me ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, na njofton bashkëpunëtori ynë, Dritan Sylejmani i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.

Përveç nga e gjithë Zvicra, një numër i protestuesve ka ardhur edhe nga Franca fqinje, merr vesh bashkëpunëtori ynë.

Uji Dea

Në protestë, me pankarta të ndryshme dënohet qëndrimi i UEFA-s dhe i kërkohet asaj të veprojë kundër racizmit, si “Uefa i tha po racizmit” etj. Po ashtu, në këto pankarta mund të lexohen slogane kritike që i drejtohen kryetarit të Uefa-s, Michel Platini etj.

Siç dihet, federata e futbollit evropian me vendimin në fjalë i dha fitoren parforfe Serbisë ndërkohë që po asaj iu morën 3 pikë nga plasmani i përgjithshëm. Njëkohësisht edhe kombëtarja shqiptare u dënua ashtu sikurse ajo serbe me gjobë prej 100 mijë eurosh.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.