ARKATANA

Qindra refugjatë shqiptarë ikin nga Gjermania, për t`i shpëtuar dënimit!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ballkanasit dhe në rend të parë shqiptarët, po e braktisin çdo ditë e më shumë Gjermaninë, përmes aeroportit të Frankfurtit.

Janë gjithnjë më të shumtë në numër refugjatët që ia kthejnë shpinën Gjermanisë, ende pa i dëbuar ajo në vendet e prejardhjes. Por, nëse deri pak kohë më parë kanë qenë irakianët ata që iknin dhe këtë e bënin për shkak të zhgënjimit me Gjermaninë, së fundi ky trend i prek më së shumti shqiptarët.

Siç shkruan revista «Der Spiegel» në numrin e saj më të ri, ballkanasit dhe në rend të parë shqiptarët, po e braktisin çdo ditë e më shumë Gjermaninë, përmes aeroportit të Frankfurtit.

UBT

Brenda ditës janë deri në 100 persona që e bëjnë këtë, duke fluturuar nga Frankfurti, transmeton albinfo.ch. Dhe, siç e konstaton revista, shkak për këtë ikje është frika nga ndalesa për të ardhur në Gjermani, e cila u shqiptohet të gjihë atyre që Gjermania i dëbon (riatdheson) dhunshëm.

Ka disa muaj që Qeveria Federale ka intensifikuar aksionet e riatdhesimit te refugjatüeve drejt Shqipërisë. Ndërkohë po punohet edhe në ashpërsimin e mëtejmë të ligjit mbi azilin./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.