FIDANISHTJA

Qindra përkrahës të Lidhjes për Gjilanin në tubimin familjar të Avdyl Aliut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati për asamble komunale nga radhët e LDK’së në Gjilan, Avdyl Aliu, në tubimin familjar madhështor, ka mbledhur qindra përkrahës e simpatizantë të Lidhjes për Gjilanin duke e përkrahur atë dhe kryetarin Lutën në garën e 22 tetorit.

“Ju faleminderit shumë familjes Aliu për këtë tubim kaq madhështor. Unë kam miqësi të vjetër me këtë familje. Sonte po del që Avdyli ka më shumë mysafirë se një parti rivale në palestër. Kjo po dëshmon se ne do ta kryejmë me t’paren me 22 tetor”, ka thënë kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri.

Kandidati për asamble komunale i cili mban numrin 2 në listën e LDK’së, Avdyl Aliu, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe.

FITORJA

“Faleminderit miq, nipa, mbesa, kusherinj, zonja dhe zotrinj. Me ndihmën tuaj unë gjithmonë kam triumfuar dhe me mundësitë e mia dhënë kontribut për zhvillimin e Gjilanit tonë”, ka thënë Aliu, i cili në mandatin e kaluar ka qenë shef i Grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal.

Përndryshe, kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë nga fushata elektorale, të gjitha sondazhet, vlerësimet dhe analizat po konfirmojnë se Luta i Gjilanit do të triumfoj pa balotazh të dielën. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.