Mobi Casa

Qindra ndërmarrje të uzurpuara nën hundën e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Abuzimi me pronën shoqërore dhe dështimi i shtetit. Kosova humbet investitorët nga paaftësia për të zbatuar ligjin

Analistë të ekonomisë dhe deputetë opozitarë thonë se Qeveria duhet të kërkojë me urgjencë nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit largimin e uzurpatorëve, sepse asnjë investitor i huaj nuk vjen kur ka probleme me uzurpatorët dhe me efikasitetin

Me gjithë publikimin e listave të uzurpatorëve të pronave publike dhe shoqërore, është për çdo brengosje heshtja e institucioneve më të larta shtetërore dhe e Qeverisë së Kosovës përballë kësaj dukurie.

United Hospital

Agjencia Kosovare e Privatizimit tashmë ka ngritur padi për disa persona fizikë dhe juridikë, të cilët mbajnë të uzurpuara pronat shoqërore që menaxhon kjo Agjenci si dhe llojet e aseteve dhe rajonet ku janë të uzurpuara ato. Por, me gjithë premtimet e Qeverisë “Mustafa” se do t’i luftojnë këto dukuri, deri më sot askush nga individët apo pronarët e bizneseve, që i kanë uzurpuar pronat dhe objektet që janë në administrimin e AKP-së, nuk ka dhënë përgjegjësi.

Ndërkaq, analistët dhe deputetë opozitarë frikësohen se kështu avazi i vjetër i keqpërdorimit dhe uzurpimit të pronave do të vazhdojë. Burime brenda AKP-së thonë se nga 1.303 kontratat e nënshkruara që prej kur filloi privatizimi në vitin 2002, janë 100 ndërmarrje që kanë probleme me uzurpatorë, apo rreth tetë për qind e tyre. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) thotë se është për keqardhje mënyra se si po sillet Qeveria “Mustafa” ndaj uzurpatorëve të pronave publike, duke vepruar në mënyrë indiferente sikur të ishte ndonjë OJQ. “Askush nga investitorët e huaj potencialë nuk vjen në një shtet ku ka probleme me uzurpatorët dhe me një gjyqësorë joefikas”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.