HW

Qindra miliona në pagesa CASH, errësojnë ekonominë kosovare

/ 6 minuta lexim
HW

Që nga paslufta e deri më sot në Kosovë shpëlarja e parave ka marrë përmasa shqetësuese. Shumë pagesa në vlera të mëdha, bëhen në dorë, jashtë sistemit bankar. Vlerësohet se e tëra kjo po bëhet me të vetmin qëllim për t’iu shmangur kontrollit të institucioneve dhe këto pagesa po dyshohet sidomos se e kanë prejardhjen nga njerëzit e politikës.

Shteti i pafuqishëm ta zvogëlojë këtë dukuri të rrezikshme

Që nga paslufta e deri më sot në Kosovë shpëlarja e parave ka marrë përmasa shqetësuese. Shumë pagesa në vlera të mëdha, bëhen në dorë, jashtë sistemit bankar. Vlerësohet se e tëra kjo po bëhet me të vetmin qëllim për t’iu shmangur kontrollit të institucioneve dhe këto pagesa po dyshohet sidomos se e kanë prejardhjen nga njerëzit e politikës.

Shpëlarja e parasë është krim financiar dhe rrjetet që e bëjnë një gjë të tillë, kanë forma të sofistikuara, për të mbuluar transaksionet e ndryshme. Sektorët kryesorë ku dyshohet se bëhet pastrim parash, janë ndërtimi dhe lojërat e fatit. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të BQK-së, që të flasin për këtë çështje, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se çfarë po bënë BQK-ja që të parandalohet ky fenomen. Vitin e kaluar ka hyrë në fuqi Ligji që flet për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 24 nëntor 2016, e ka miratuar një rregullore kundër këtij fenomeni që është emërtuar Rregullorja për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Politikanët dyshohet se po shpëlajnë para

Analisti Florim Rudhani tha për “Kosova Sot” se kjo situatë dëshmon se sa funksionon ligji në Kosovë. “Kështu nuk u paguhen kontributet me para në dorë, dhe ju ikin tatimeve të ndryshme , obligimeve të ndryshme ndaj shtetit, që do të thotë krijojnë përparësi ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat veprojnë ndershëm”, ka potencuar ai. “Politika po u krijon favore jashtëzakonisht të mëdha bizneseve, të cilat ose janë të tyre, apo kanë lidhje të tjera me këto biznese”, u shpreh Rrudhani. Ai e shtron pyetjen se ku po bëhet shpëlarja e parave më së shumti dhe, sipas tij, kjo po bëhet në ndërtime, ku madje si flitet edhe biznese nga Serbia po i shpërlajnë paratë e pista përmes politikanëve të Kosovës.

ARKATANA

Ai me këtë rast e shtron çështjen se si është blerë kompania e sigurimeve “Dardania” dhe nga kush dhe përmes kujt”. “Të gjitha këto monopole janë krijuar duke u lidhur me njerëzit e Serbisë, nuk mund të zhvillohet një biznes në Kosovë po nuk pati lidhje me politikanët tanë, dhe me Serbinë, ky është realiteti, të cilën e kanë krijuar LDK-ja dhe PDK-ja si përgjegjësit kryesorë. Prandaj bankave komerciale po u ikin paratë, sepse nuk mund të hetohen pasuria e tyre e dyshimtë e pajustifikuar nga Prokuroria, dhe e tëra kjo po ndodhë ngase Kosova është bërë një shtet mafioz, ku me të madhe po shpërlahen paratë e pista”, vijoi më tutje Rrudhani.

Shitblerjet e patundshmërive jashtë bankave

Ekonomisti, Dardan Grapci, tha për “Kosova Sot”, se vërtetë ka dyshime të mëdha se këto pagesa sidomos e kanë prejardhjen nga njerëzit e politikës dhe personat që janë të lidhur me ata ku blejnë patundshmëri apo i shmangen syrit të institucioneve dhe organeve hetimore të shtetit. Ai tha se që nga paslufta e deri më sot ka marrë hov fenomeni i pagesave “kesh”, që lirshëm mund të quhet se është një lloj i shpëlarjes së parave nëse ato bëhen pagesat në dorë e jo përmes bankave. “E tëra kjo po ndodhë ngase koha ka dëshmuar se bankat komerciale në afarizmin e tyre janë treguar të pamëshirshme dhe në dëm të biznesit e qytetarëve se sa që ato kanë vepruar në favor të tyre andaj edhe ky është njëri nga indikatorët që po i nxitin të gjithë që pagesat e transaksioneve të ndryshme të bëhen përmes parave në dorë, ngase kjo duket një mënyrë më e sigurt, sepse fundja është edhe formë tradicionale e pagesave”, ka potencuar ai. Sipas Grapcit në këtë biznes të pistë ka dyshime të mëdha se janë implikuar edhe njerëzit e politikës që si po flitet me të madhe po blejnë patundëshmëri me para në dorë, por kjo po bëhet me paratë e popullit dhe mund të quhet krim i pastër ekonomik.

Kontrabanda dhe evazioni i lartë fiskal

Specialisti i integrimeve evropiane, Ardian Nokaj, për gazetën “Kosova Sot” tha se pastrimi i parave dhe kontrabanda ndikojnë shumë në rrezikimin e ekonomisë. Ai merr si shembull kontrabandën e medikamenteve. “Kemi informacione se kontrabanda e tyre me para kesh për vetëm një natë nëpërmes vetëm një pike kapë vlerën prej afro 200.000 euro. Nëse llogarinë e bëjmë për 365 ditë dhe net shuma e dëmit arrin në 73 milionë euro në vit. Nëse presupozojmë se janë të paktën 10 pika të tilla me Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë e Shqipërinë ( e me siguri se janë më shumë ), atëherë pazari i pistë, me peshë të rëndë të krimit ekonomik arrin në mbi 730 milion euro në vit ose mbi 1/3-ën e Buxhetit të Shtetit ose, vlerësuar nga kontributet fiskale që do të duhej ndarë për Buxhet – “kontributi” në evazion fiskal do t’i tejkalonte 120 milionë euro në vit “, është shprehur ai. Sipas tij flitet për mbi 8.000 banesa të gatshme për shitje të cilat nuk dalin në treg me gjasë se i shërbejnë vetëm shpëlarjes së parave e jo edhe shitjes./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.