Uji Dea

Qindra miliona i “firojnë” buxhetit në veri

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sipas një llogaritjeje, që ka bërë AKB-ja në vitet e fundit, buxheti i Kosovës ka humbur për çdo vit mbi 200 milionë euro vetëm në pjesën veriore të Kosovës, që është vendi, ku më së shumti zhvillohet ekonomia e paligjshme.

Mallrat ilegale destabilizojnë tregun, rrezikojnë qytetarët.

Sipas një llogaritjeje, që ka bërë AKB-ja në vitet e fundit, buxheti i Kosovës ka humbur për çdo vit mbi 200 milionë euro vetëm në pjesën veriore të Kosovës, që është vendi, ku më së shumti zhvillohet ekonomia e paligjshme,raporton Gazeta Kosova Sot

Analistë të ekonomisë, përfaqë- sues të shoqërisë civile dhe të shoqatave të bizneseve, por edhe opozita thonë se Qeveria e ‘Isa Mustafës’ mund të mburret se javën e shkuar e ndali trenin serb, që tentoi të futej ilegalisht në Kosovë, por nuk mund të mburren me faktin se veriu i Kosovës që nga paslufta e deri më sot është bërë “një parajsë” e kontrabandistëve.

Sipas tyre, nga evazioni fiskal dhe kontrabanda, që po vazhdon të bëhet në veri, buxheti i Kosovës po pëson me miliona euro humbje. Zyrtarët e Qeverisë kosovare nuk tregojnë se sa janë të mëdha humbjet nga kontrabanda dhe evazioni fiskal, që po e bëjnë së bashku kontrabandistët shqiptarë dhe kontrabandistë serbë.

Hidromorava

Ditë më parë ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka pranuar botërisht se Qeveria e Kosovës po ballafaqohet me një shkallë të lartë të informalitetit, që është diku mbi 30 për qind dhe e njëjta është e përafërt me rajonin e Ballkanit. Sipas ministrit Hoti, aktivitetet e paligjshme zhvillohen kryesisht në pjesën veriore.

Humbje të mëdha buxhetore Agim Shahini, lider i AKB-së, tha se nga paslufta e deri sot veriu i Kosovës vazhdon të mbetet burimi kryesor i ekonomisë joformale. Sipas përllogaritjeve, këto humbje arrijnë pothuajse 20 për qind të buxhetit total të Kosovës, është shprehur ai. “Ne si AKB jemi marrë me hulumtimin e ekonomisë joformale në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe shifrat na thonë se mbi 30 për qind e mallit në tregun kosovar llogaritet të jetë treg i zi.

Ndërkaq, sipas një llogaritjeje që ka bërë AKB-ja në vitet e fundit, buxheti i Kosovës ka humbur për çdo vit mbi 200 milionë euro vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës dhe pjesën veriore të Kosovës, që është vendi ku më së shumti zhvillohet ekonomia e paligjshme”, është shprehur Shahini.

Ai tha se këto hulumtime të AKB-së dhe ato të disa organizatave ndërkombëtare tregojnë se zhvillimi i ekonomisë joformale në Kosovë dëmton buxhetin për rreth 700 milionë euro në vit. I pari i AKB-së shton se Qeveria e Kosovës, pas aktit të ndaljes së trenit serb, që e bëri, duhet që sa më shpejt të vënë nën kontroll gjithë veriun e vendit, e sidomos dy vendkalimet kufitare, në Jarinje dhe në Bërnjak, ku nëpërmes rrugëve ilegale, që tashmë janë bërë thuajse legale, po fusin mallra pandërprerë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.