Fundamenti

Qindra miliona dëme, asnjë ndëshkim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pasoja të rënda të uzurpimeve të pronës shoqërore në ekonomi dhe buxhet. Uzurpatorët të kompensojnë vlerat e humbura

AKP-ja dhe Prokuroria duhet të kërkojnë dëmshpërblim monetar apo konfiskim të pasurisë së këtyre personave, që kanë përfituar miliona në kurriz të pronës publike

Edhe pse nga ana e bordit të ri të AKP-së nuk ka ndonjë vlerësim të saktë se sa mund të llogariten dëmet nga uzurpimet e pronave që janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, bazuar në pohimet e zyrtarëve të lartë të këtij bordi që kanë folur në kushte të anonimitetit, vlerësohet se vlera e aseteve të uzurpuara është disa qindra miliona euro.

UBT

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të zyrës për informim të AKP-së dhe zëdhënësit të agjencisë, Ylli Kaloshi, që përmes celularit premtoi se do të japë ndonjë përgjigje, zyrtarët e AKP-së, megjithatë nuk kanë dhënë ndonjë shifër të përafërt të vlerës së objekteve të uzurpuara. Po ashtu zëdhënësi Ylli Kaloshi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje as për çështjen se kur do ta bëjë AKP-ja publike faturën e dëmeve të shkaktuara nga uzurpatorët e këtyre pronave.

Në bazë të listave që u publikuan muaj më parë nga menaxhmenti i AKP-së shihet qartë se hiç më pak se 632 prona shoqërore prej përfundimit të luftës e deri më tash kanë qenë të shfrytëzuara nga uzurpatorë të ndryshëm, të cilët kanë përfituar shuma të mëdha parash në emër të qirave për pronat që i kanë lëshuar personave të tjerë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.