Uji Dea

Qindra kompani falimentuan, reformat qeveritare drejt dështimit

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Rekapitullimi i bilanceve të punës si dhe trajtimi i të bërave apo dështimeve të Qeverisë “Mustafa” në fushën e ekonomisë për vitin 2016, që ka pasur për synim për të mësuar atë se çfarë ka realizuar nga synimet Qeveria e aktuale e Mustafës, veçanërisht në fushën e ekonomisë, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga ana e drejtuesve të Qeverise dhe MF-së, për dy ditë me radhë.

SUNDIMI PDK-LDK PËRKEQËSOI AMBIENTIN BIZNESOR

Treguesit dëshpërues, investitorët po ikin,shkruan gazeta Kosova Sot.

Rekapitullimi i bilanceve të punës si dhe trajtimi i të bërave apo dështimeve të Qeverisë “Mustafa” në fushën e ekonomisë për vitin 2016, që ka pasur për synim për të mësuar atë se çfarë ka realizuar nga synimet Qeveria e aktuale e Mustafës, veçanërisht në fushën e ekonomisë, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga ana e drejtuesve të Qeverise dhe MF-së, për dy ditë me radhë. Ata nuk kanë dhënë përgjigje as për efektet e pakos së re fiskale, që u paralajmërua me pompozitet si edhe për falje të borxheve. Veç saj, pushtetarët burokratë nuk janë përgjigjur as për çështjet se çfarë bëri mirë e çfarë ka bërë keq Qeveria “Mustafa” në fushën e ekonomisë edhe në aspektin e krijimit të një tregu me konkurrencë të lirë në bërje biznesi dhe në zhdukjen e monopoleve etj. Kjo heshtje e tyre ka hasur në kritika të mëdha të ekspertëve të ekonomisë, përfaqësuesve të bizneseve, por edhe të deputetëve nga opozita.

Ndërkohë, disa analistë thonë se, duke mos dashur që të mohojnë disa të arritura që kanë qenë në aspektin ekonomik, viti 2016 është karakterizuar me disa përmirësime në aspektin legjislativ dhe sa i përket marrëveshjeve ekonomike. Por, ata ankohen se në terren nuk ka ndonjë përmirësim në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, pasi proceset ekonomike nuk kanë mundur të dalin nga dominimi i agjendës politike në Kosovë. Përfaqësues të komunitetit të biznesit thonë se në aspektin legjislativ, Kosova vazhdon të varet nga importi, evazioni fiskal, korrupsioni, rezultatet nga MSAja janë penguar nga mosliberalizimi i vizave, investimet e huaja nuk janë të kënaqshme, etj.

Qeveria manipuloi shifrat, rëndoi bizneset

Bankieri Milazim Abazi, për gazetën”Kosova Sot”, tha se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë të mirë për Kosovën. “Krejt çka ka bërë kjo Qeveri ka qenë loja dhe manipulimi i të dhënave statistikore, si në punësim dhe rritje ekonomike. Me manipulime shifrash nuk ka zhvillim ekonomik, ka kthim mbrapa”, theksoi ai.

Ai është i mendimit se në aspektin e reformës fiskale dhe të luftës kundër informalitetit, kjo Qeveri e ka bërë të kundërtën e asaj që i duhet Kosovës. “Me rritjen e TVSH-së dhe akcizës, si dhe të bazës doganore, Qeveria i ka detyruar të paguajnë më shumë vetëm ata që gjithherë kanë qenë taksapagues të rregullt, ndërsa fare nuk është marrë me luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal dhe fiskalizimit. Sot kontrabanda, informaliteti dhe korrupsioni janë më të larta se kurrë më parë”, u shpreh ai. “Në këto dy vjet e pak të qeverisjes së Isa Mustafës, mund të thuhet lirshëm se nuk ka ndodhur asgjë e mirë në ekonominë e Kosovës. Sepse, Qeveria “Mustafa” nuk ka arritur që të realizojë asnjë nga projektet strategjike zhvillimore, siç janë: TC “Kosova e Re”, rivitalizimi i “Trepçës”, “Brezovica” etj. Ajo nuk arriti të bëjë madje asgjë në privatizimin e NP-ve të mëdha publike apo NSH-ve”, potencoi analisti Abazi.

ARKATANA

Kompanitë monopoliste prishën tregun e lirë

Analisti i ekonomisë sociale dhe fushës së integrimeve evropiane, Ardian Nokaj tha për “Kosova Sot”se korrupsioni paraqet pengesë të madhe për demokracinë dhe sundimin e ligjit, prish sistemin e qytetarëve në sistemin politik, institucionet dhe udhëheqjen e tij dhe ndez jostabilitetin. “Korrupsioni po ashtu dëmton edhe sigurinë. Tenderët janë një problem në vete dhe Kosova, siç edhe kemi thënë më parë, duhet të ndryshojë shumë gjëra, duke filluar nga Qeveria e deri tek organet e drejtësisë, Kosovës i duhen zgjedhje të reja”, tha ai. ” NSH-të dhe agjencitë e pavarura, të gjitha pothuajse dyshohet se përbërja e tyre lë shumë për të dëshiruar dhe nuk do të veprojnë ndaj monopoleve, zhvatjes e korrupsionit”, ka potencuar Nokaj.

Ai shtoi se luftimi i monopoleve nuk pritet që të ndodhë, sepse këtë e tregon vetë përbërja e këtij autoriteti në të cilin janë militantët e PDK-së dhe të LDK-së. “Kjo nuk e garanton një luftë të tillë, sepse ata tashmë e kanë të ndarë tregun e përfitimeve në mes vete dhe jam shumë skeptik se do të luftohen monopolet në ekonominë e dominuar nga bizneset oligarkike, që janë të lidhura me pushtetarët aktualë”, vijoi më tutje analisti Nokaj. “Me këtë Qeveri që e kemi vështirë se ndonjëherë do t’i jepet fund përfitimeve të kundërligjshme shumëmilionëshe të atyre kompanive monopoliste oligarkike që janë të lidhura me ortakëri me partitë në pushtet dhe jo vetëm sepse me këtë garniturë pushtetarësh e me këtë koalicion që është në pushtet, siç janë LDK-ja me PDK-në, vështirë se pritet që të marrë fund saga e zhvatjes së qytetarëve që është instaluar nga mungesë e një konkurrence të mirë- filltë e të ndershme në ekonominë e brishtë të Kosovës “, u shpreh ai.

Sipas tij, aleanca e fshehtë për të mbështetur mafio-oligarkët do të sundojë e paprekur nga ligji, përderisa në pushtet të jetë koalicioni PDK-LDK në këtë përbërje “ministrash mafiozë”. Nokaj potencon se për investitorët e vendit dhe atyre të huaj shpëtimi dhe zgjidhja e vetme ka mbetur ikja nga Republika e Kosovës, ngase, nga pas lufta e deri më sot, Kosova është e kapur nga mafio-oligarkët e politikës dhe mafio-oligarkët e bizneseve monopoliste, të cilët pa asnjë hezitim janë të mbështetur, madje nga një aparat i tërë shtetëror, duke nisur nga Kryeministria, pastaj nga Ministria e Financave, por edhe të ministrive dhe institucioneve të tjera.

AKB-ja vë alarmin

Lideri i AKB-së, Agim Shahini,tha për “Kosova Sot”, se në vitin që e lamë pas në tregun e brendshëm nuk ka pasur përmirësime të theksuara. “Pakoja e re fiskale dhe përshkallëzimi mbi TVSHnë nuk kanë ndihmuar sa duhet sektorin privat. Nëse analizohet tregu vendor më shumë se 2200 kompani janë mbyllur, si pasojë e politikave të këqija fiskale, ngarkesave tatimore të rënda. Veç saj, edhe për investimet e jashtme në këtë fushë ne kemi mbetur shumë mbrapa”, alarmon ai.

Sipas Shahinit, Qeveria e Kosovës nevojitet që në vitin 2017 ekonominë duhet ta shpallin prioritet dhe jo të mbetet nën hijen e agjendës politike. “Kurse, në fokus duhet të jetë sektori privat, konkretisht industria e prodhimit, rrjedhimisht rritja e eksportit dhe vendet të reja të punës “.

Ai thotë se Pakoja e re fiskale, që po paralajmërohet, që do të ndodhë vitin e ardhëm, nuk duhet të jetë reformë kozmetike, por reformë rrënjësore. “Dhe, reformë rrënjësore do të thotë të merren modalitetet dhe praktikat e mira të shteteve fqinje. Dhe, në këtë rast mund të them se Maqedonia, pavarësisht problemeve të ndryshme, në Ballkan është duke prirë në këtë fushë”, jep një shembull konkret Shahini. Sipas liderit të AKBsë, të arriturat e kësaj Qeverie mund të themi se janë fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së StabilizimAsociimit, miratimi i Ligjit për “Trepçën”, Ligji për Investimet Strategjike, sigurimi i kodit telefonik ndërkombëtar +383″./kosova sot/