Fundamenti

Qindra hektar pyje nën flakë, zjarrfikësit e Gjilanit askund?

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ka tri ditë radhazi që një perimetër i gjerë ka përfshirë malet e Bilinicës, një pjesë të Pograxhës dhe Stublinës. Era që po e frynë po e shpejton në mënyrë marramendëse fuqinë e zjarrit.

Banorët e Bilinicës dhe të Pograxhës me të drejtë pyesin:”A ka Gjilani ekip të zjarrfikësve dhe ku ndodhen ata tani në këto momente që qindra hektar me pyje janë bërë shkrumb e hi.

Uji Dea

Një perimetër i gjerë është nën flakë duke përfshirë një pjesë të maleve të Bilinicës, Pograxhës e Stublinës. Erërat e fuqishme e kanë përfshirë edhe malin e Dobrosinit që ndodhet në pjesën e Serbisë. E njohur si “Zelenka” ajo tashmë po digjet e tëra./rajonipress/