ARKATANA

Qeveritë Shqiptare harruan fondin për Luginën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Janë bërë dy vite që kur rezoluta për Kosove Lindore kaloi në Kuvendin e Republikë së Kosovës dhe me shumica e pikave nga ajo rezolutë që as që u morën parasysh të realizohen nga institucionet Kosovare.

Pikë shumë e rëndësishme për banorët e tri komunave që jetojnë në Kosovën Lindore është edhe pika 8. e rezolutës e cila parasheh që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane thuhet në njoftimin e Lëvizjes qytetare “Vatra”.

Nga miratimi i rezolutës gjer tani ka pasur vetëm një shkëndi në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimor e që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ky fond nuk u bë fond i përhershëm ashtu siç u kërkua në rezolutë, por mbeti vetëm Adhok dhe kjo shumë aq e vogël sa u dha nga dy qeveritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u përdor edhe si adutë tallëse nga kryeministri Vuqiq gjatë vizitës në Preshevë ku tha se ata të juajt nuk po ju ndihmojnë fare.

FIDANISHTJA

Nevojat e qytetarëve të Luginës janë shumë të mëdha, duke ditur diskriminimin që po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj të Bujanocit, Preshevës, dhe Medvegjes në ndarjet buxhetore duke i ndarë vetëm një shumë simbolike sa për të thëne në sytë e opinionit se ja edhe këtyre komunave ne i ndajmë buxhet ka bërë që nevoja për investime nga Kosova dhe Shqipëria të jetë shumë e mirëseardhur dhe shumë jetike për këta banorë.

Është emergjente fondi humanitar për këto tri komuna të krijohet sa më parë dhe të bëhet i përhershëm të parashihet në vijat buxhetore të dyja shteteve amë atij të Kosovës dhe Shqipërisë, ku do të garantohej një qëndrueshmëri në investime aty ka kanë nevojë qytetarët e Kosovës Lindore, siç janë: kthimi, infrastruktura, arsimi, shëndetësia etj ka thënë Enver Haziri anëtar i kryesisë së Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.