Fundamenti

Qeveritë punësuan vetëm militantët, qindra mijëra mbetën në rrugë

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Sipas analistëve, për qytetarët kosovarë, zgjidhja e vetme po mbetet ikja sa më larg Kosovës,pasi institucionet e shtetit të Kosovës, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, nuk po bëjnë absolutisht asgjë në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe të hapjes së vendeve të reja të punës.

Braktisja e vendit mbetet zgjidhja e vetme për armatën e të papunëve

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i të papunëve të regjistruar me shkollë të fillore dhe të mesme profesionale del të jetë i madh.

Sipas këtyre të dhënave del se numri i të regjistruarve si të “pakualifikuar” është 37.950 persona, të papunët e regjistruar me “shkollën fillore” arrijnë shifrën prej 24.062 persona, ndërsa të regjistruarit me “shkollën e mesme profesionale” arrijnë shifrën ne 29.530 persona. “Kurse numri i të regjistruarve me “universitet” është rreth 7.826″, thuhet në raportin për punën dhe punësimin të vitit 2016, që e ka publikuar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në bazë të këtij raporti, mësohet se numri i përgjithshëm i të papunëve në tërë Kosovën, që janë të regjistruar nga shërbimet publike deri në fund të vitit 2016, është 101 mijë e 773 persona, ku prijnë meshkujt. Ndërsa qyteti që prin me numrin më të madh të të papunëve është Prishtina, e pasuar nga Prizreni dhe Mitrovica. Në kryeqytet janë të papunë 24 mijë e 727 persona, në Prizren janë 16 mijë e 412 persona dhe në Mitrovicë janë të papunë 15 mijë e 535 persona. Analistët vlerësojnë se këto janë vetëm shifra zyrtare, por në realitet numri i të papunëve në Kosovë është dukshëm më i madh.

Të ndalet zhvatja

Sipas analistëve, për qytetarët kosovarë, zgjidhja e vetme po mbetet ikja sa më larg Kosovës,pasi institucionet e shtetit të Kosovës, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, nuk po bëjnë absolutisht asgjë në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe të hapjes së vendeve të reja të punës.

Ata thonë se fokusin e tyre pushtetarët tanë e kanë në punësimin e militantëve të tyre partiakë, por edhe në zhvatjen e popullit që po e bëjnë përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit të lidhur me majat e pushtetit.

Bankieri Milazim Abazi tha për ” Kosova Sot” se papunësia në Kosovë është një problem madhor i kosovarëve dhe fatkeqë- sisht në këtë drejtim pak është bërë deri më tani. “Kjo rritje ekonomike edhe është synim i Qeverisë së re të Kosovës dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmes përmirësimit të vazhdueshëm të klimës së bërjes së biznesit, sundimit të rendit dhe ligjit, uljes së vazhdueshme të taksave dhe përkrahjes së gjerë të investitorëve vendorë dhe atyre të huaj”, u shpreh ai. Ndërsa, anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve, Ramadan Maloku tha për “Kosova Sot’ se shpresojnë se në fokusin e Qeverisë “Haradinaj” nuk do të ketë punësime të militantëve partiakë si ndodhi deri tani, por do të punë- sohen vërtet ata që e meritojnë dhe janë të papunë. “Shpresoj se me këtë Qeveri nuk do të ketë hapësirë që pushtetarët të zhvatin popullin, sikurse që ishte deri më tash e po ashtu nuk do të ketë hapësirë për bartësit e krimit të organizuar dhe të korrupsionit si është vepruar më herët”, ka thënë ai.

Manipulimi i shifrave

Eco Higjiena

Eksperti Florim Rudhani tha për gazetën “Kosova Sot” se këto të dhëna mbi papunësinë te ne janë vetëm shifra zyrtare të Ministrisë së Punës, por në realitet numri i të papunëve në Kosovë është dukshëm më i madh dhe këto shifra po manipulohen nga të gjitha garniturat e pushtetarëve sa janë në pushtet. “E kemi këtë gjendje alarmante të papunësisë në Kosovës, ngase të gjitha qeveritë tona të pasluftës dhe ato të paspavarësisë nuk kanë pasur ndonjë strategji zhvillimore dhe atë të punësimit. Ngase të gjitha politikat e tyre të këtyre dy fushave në zhvillim dhe punësim kanë qenë duke punuar “ad-hock” dhe në baza ditore. Ndërsa për të gjitha partitë politike që sunduan me Kosovën janë shërbyer vetëm me një formulë. Pra, formulën e punësimit të militantëve partiakë, që edhe ka qenë prioritet i të gjitha qeverive tona të deritanishme”, theksoi ai . Sipas Rudhanit, fajtorë për këtë gjendje të mjerë mbetet krimi i organizuar dhe nëntoka e lidhur me politikanë të strukturave më të larta të shtetit që kanë marrë në dorë gati çdo pore të institucioneve. “Nuk duhet të habitemi fare se e vetmja zgjedhje për qytetarët kosovarë po mbetet edhe më tej zgjidhja për të ikur sa më larg Kosovës”, potencoi ai, duke shtuar se nga mungesa e perspektivës për punësim dhe mbijetesë, Kosovën e braktisën më shumë se 150 mijë qytetarë.

Shpresat te Qeveria e re

Ndërsa ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj tha për “Kosova Sot ” se jo vetëm nga të dhë- nat e institucioneve vendore, por edhe nga shumë raporte të organizatave prestigjioze ndërkombëtare Republikën e Kosovës e rendisin si shtetin më të varfër të Evropës . “Qytetari i vendit tonë është më i izoluari dhe gati mbi 45 për qind e popullatës është e papunë, kurse vendi ynë po shihet si vatër e korrupsionit dhe krimit të organizuar “, tha ai. “Në vendin tonë hyjnë për çdo vit në tregun e punës rreth 30 mijë të rinj, kurse jo më shumë se 5000 prej tyre mund të gjejnë punë në tregun e vendit dhe lirshëm e themi se këta janë kryesisht militantë të partive politike që punësohen kryesisht duke i zëvendësuar ata që po pensionohen dhe jo në saje të hapjes së vendeve të reja të punës”, u shpreh Neziraj.

Sipas tij, me këtë normë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe me këtë strukturë të ekonomisë vështirë që do të ketë vende të reja pune, si edhe rritje të ekonomisë, që do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës, prandaj e vetmja perspektive është largimi nga vendi ynë i pavarur dhe sovran. Analisti Neziraj thotë se shpresa e qytetarëve tanë është te Qeveria “Haradinaj”. “Nga programi i Qeverisë ‘Haradinaj’ po shihet përpjekjet e tij për të krijuar një mjedis të volitshëm biznesor në mënyrë që të sigurohet një ambient dukshëm më i mirë për zhvillim biznesor dhe ekonomi të qëndrueshme, që do të realizonte rritje ekonomike me norme mesatare mbi 7 për qind, si dhe kjo Qeveri duhet të mobilizojë në mënyrë maksimale tërë potencialin financiare të vendit dhe do të nxisë investimet e jashtme në funksion të zhvillimit”, theksoi ai.

Politika, pa zgjidhje punësimi

Selatin Kaçaniku (“Konsumatori”) tha për “Kosova Sot” se jo të gjitha bizneset aktive janë të regjistruara dhe jo të gjithat punojnë “me letra”, sikurse që edhe jo të gjithë të punësuarit në disa vende pune janë të regjistruar. “Organizata jonë dhe unë ministrave të dy legjislaturave të fundit të MPMSsë ua kemi prezantuar e ofruar Projektidenë për gjenerimin e qëndrueshëm të punësimit me kosto minimale dhe akoma nuk kemi përgjigje”, ka thënë Kaçaniku.

Ai mendon se Prishtina qëndron nën ” presion ” të punëkërkuesve nga e gjithë Kosova dhe jashtë saj, sepse pretendohet se ofron mundësi më të mëdha. “Nën presion ndodhet edhe Mitrovica, kapacitetet industriale të së cilës nuk po aktivizohen për arsye politike. Ndërsa, kjo politikë shtiret e shurdhër dhe nuk ofron zgjidhje alternative”, vijoi më tutje ai.

Kaçaniku vlerëson se mospërmbushja e obligimeve kushtetuese e ligjore, mandatore e kontraktuale, me ose pa dashje, me ose pa plan, me ose me padije, i detyron të rinjtë e familjet që të emigrojnë.

(Kosova Sot)